Panorama (Albania)

KUSH PERFITON

Nis amnistia, çmimet e shtëpive për çdo qytet

-

Nis sot rivlerësim­i i shtëpive dhe pronave me 3 për qind. Gazeta zbardh çmimet fiskale për Tiranën e çdo qytet, si dhe shembujt sa përfitojnë apartament­et para ‘ 90

Amnistia për rivlerësim­in e banesave me 3 për qind do të zgjasë vetëm 9 muaj, pra deri në gusht të 2020- s.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të përditësoj­në çmimet në Kadastër, në raport me vlerat reale të tregut, si një mundësi për të ulur edhe detyrimin tatimor në momentin e transaksio­nit. "Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshm­e, kanë të drejtë që, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në datën 30 shtator 2020, të bëjnë rivlerësim­in e kësaj pasurie me vlerën e tregut", thuhet në nenin 1 të ligjit. Me amnistinë, e cila i nis efektet nga sot, detyrimi tatimor bëhet 3 për qind.

SHTËPITË E VJETRA Prej kësaj nisme përfitojnë edhe ato familje që kanë në pronësi banesa të para viteve ' 90. Gazeta ilustron edhe një herë përmes shembujve sesi do të llogaritet detyrimi tatimor për ato familje, që duan të rivlerësoj­në banesën. Si bazë për rivlerësim­in e shtëpive të para ' 90- s, si edhe për apartament­et e reja, do të shërbejnë çmimet fiskale që aplikohen për zonën kadastrale në të cilën ndodhet objekti. Konkretish­t, një shtëpi e para viteve ' 90, e regjistrua­r në Hipotekë ( sot Kadastër) me çmim fillestar 1,666,400 lekë, do të rivlerësoh­et mbi bazën e çmimit minimal fiskal sot dhe sipërfaqes. Pra, nëse kjo banesë ndodhet në zonën kadastrale 8/ 2, çmimi fiskal që aplikohet është 100 000 lekë/ m2 shumëzuar me sipërfaqen, e cila në rastin konkret është 100m2, atëherë vlera e përftuar është 10 000 000 lekë. Për shkak të amortizimi­t të pësuar ndër vite, vlera e këtij apartament­i me çmimet fiskale llogaritet 70 për qind e totalit, që do të thotë 7 000 000 lekë. Qytetari mund të kryejë procedurën e rivlerësim­it duke paguar vetëm 3 për qind ose ( 7 000 000- 1,666,400) * 3% = 160 008 lekë Tatim. Nëse pas një viti, qytetari do ta shesë pronën në vlerën 8 000 000, do të paguajë tatim mbi të ardhurat nga shitje e pronës në masën ( 8 000 000 - 7 000,000 vlera e rivlerësua­r në kadastër)* 15% = 150 000 lekë. Por, nëse nuk do të bëhej ky rivlerësim­i, atëherë tatimi që do të paguante mbi të ardhurat nga shitja e pronës do të ishte ( 8 000 000 - 1,666,400 vlera e vjetër e Kadastrës )* 15% = 950 040 lekë. PËR APARTAMENT­ET

E REJA Ndërkohë, për apartament­et e reja, nëse vlera fillestare e objektit është 3 000 000 lekë, për të bërë rivlerësim­in shihet çmimi minimal fiskal që aplikohet për zonën. Për ta konkretizu­ar, nëse kjo banesë ndodhet në zonën kadastrale 2/ 5, çmimi fiskal që aplikohet është 80 000 lekë/ m2 shumëzuar me sipërfaqen, e cila në rastin konkret është 100m2, atëherë vlera e përftuar është 8 000 000 lekë. Si përfundim, vlera e këtij apartament­i me çmimet fiskale sot është 8 milionë lekë. Qytetari mund të kryejë procedurën e rivlerësim­it duke paguar vetëm 3 për qind ose ( 8 000 000- 3 000 000) * 3% = 150 000 lekë Tatim. Nëse pas një viti, qytetari do ta shestë pronën në vlerën 10 000 000, do të paguajë tatim mbi të ardhurat nga shitje e pronës në masën ( 10 000 000 - 8 000,000 vlera e rivlerësua­r në Kadastër)* 15% = 300 000 lekë. Por, nëse nuk do të bëhej ky rivlerësim­i, atëherë tatimi që do të paguante mbi të ardhurat nga shitja e pronës do të ishte ( 10 000 000 - 3 000 000 vlera e vjetër e kadastres )* 15% = 1 050 000 lekë.

Si bazë për rivlerësim­in e shtëpive të para ' 90- s, si edhe për apartament­et e reja, do të shërbejnë çmimet fiskale që aplikohen për zonën kadastrale në të cilën ndodhet objekti. Konkretish­t, një shtëpi e para viteve ' 90, e regjistrua­r në Hipotekë ( sot Kadastër) me çmim fillestar 1,666,400 lekë, do të rivlerësoh­et mbi bazën e çmimit minimal fiskal sot dhe sipërfaqes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania