Panorama (Albania)

“Ai vrau veten”, Nexhmije Hoxha rrëfen si e njoftoi Ramizi vdekjen e Mehmetit: Amanetet që la për Enverin

ÇFARE SHKRUAN E VEJA E DIKTATORIT PER VDEKJEN E ISH- KRYEMINIST­RIT. LETRA PERSONALE PER ENVERIN DHE REAGIMI MENGJESIN E 18 DHJETORIT

-

Enver Hoxha, me gjithë shqetësimi­n e një dite më parë, do të bënte adetet e mëngjesit e po përgatitej për mbledhjen e radhës së Byrosë Politike. Vetëm pasi të kishte përfunduar vaktin e mëngjesit, Ramiz Alia, që kishte pritur me durim deri sa udhëheqësi të përfundont­e së ngrëni, do t'i thoshte lajmin e vetëvrasje­s së Mehmet Shehut. Kështu kujton në librin e saj më të fundit "Përjetime dhe meditime në jetën time politike" e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha. Ndër të tjera, ajo kujton momentin kur Enver Hoxha mori vesh vetëvrasje­n e Mehmetit. Ndërsa ai ishte përgatitur "ta mbyllte këtë punë" me një vërejtje, Mehmet Shehu vret veten, duke i lënë pas një letër. Cili qe reagimi i Enver Hoxhës, pse shkoi në mbledhjen e Byrosë dhe lexoi fjalimin që kishte përgatitur të mbante për Mehmet Shehun, sikur ai të ishte gjallë, komentet që ai bëri në shtëpi para Nexhmijes dhe pyetjet që ngrinte rreth formulimit të saj.

 ??  ?? FAMILJET HOXHA DHE SHEHU
FAMILJET HOXHA DHE SHEHU
 ??  ?? NEXHMIJE DHE ENVER HOXHA ME FIQIRETE DHE MEHMET SHEHU
NEXHMIJE DHE ENVER HOXHA ME FIQIRETE DHE MEHMET SHEHU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania