Kreu i Grupit të PS: Teatër i turpshëm nga KÇK

“Apelimi i këtij vendimi absurd, hapi i vetëm për të hedhur dritë”

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, nuk është aspak dakord me vendimin e Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes për kryedemokr­atin Basha, në lidhje me çështjen e financimit rus. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Balla tha se çështja nuk do të mbyllet këtu. Ndërkohë, ngriti dyshime mbi procesin e ndjekur nga organi i drejtësisë. “Kush mendon se kjo dosje e rëndë, me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu, pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim. Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare. Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vetingut dhe që zbaton parimin “kap çfarë të kapësh”, shfaqi sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëv­e dhe jo vetëm”, shkroi Balla. Numri dy i PS- së pati edhe një sugjerim për dy institucio­net e reja të drejtësisë KLGJ- në dhe KLP- në. “Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë duhet të hetojnë gabimet procedural­e me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku Prokuroria hetoi 2 vite dhe Gjykata e mbylli për 2 orë. Apelimi i këtij vendimi absurd dhe rikthimi i çështjes për hetim të plotë, duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të përfituesi­t të parave, Nik Muzin, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë”, përfundoi postimin e tij Balla. Mesditën e ditës së djeshme, Gjykata Penale e kryeqyteti­t vendosi të pushojë çështjen me të pandehur kryedemokr­atin Basha, Arben Ristanin dhe ish- financieri­n e Partisë Demokratik­e. Çështja u pushua për mungesë të provave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.