Panorama (Albania)

Dosja e plotë

-

Mbi bazën e materialit të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, me shkresën Nr. 83, datë 08.01.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka regjistrua­r procedimin penal Nr. 11, datë 08.01.2020, në ngarkim të personave nën hetim Ervis Zotaj, Sindi Shehaj e Luis Saliaj, për veprën penale të "Vrasja me paramendim", e kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 78/ 2 e 25 i Kodit Penal.

Në mbrëmjen e datës 06.01.2020, në Komisariat­in e Policisë Mallakastë­r është paraqitur shtetasja Mimoza Saliaj, bashkë me djalin e saj, personin nën hetim Luis Saliaj, banorë të fshatit Gjerbës, ku bëjnë me dije se nuk gjendet shtetasja Drita Saliaj, banore e të njëjtit fshat me ta dhe që banon vetëm, pasi bashkëshor­ti dhe dy fëmijët e saj janë jashtë shtetit si emigrantë. Po kështu, ata dyshojnë se autorë të zhdukjes së shtetases Drita Saliaj janë personat nën hetim: Ervis Zotaj, banor i fshatit Gjerbës dhe Sindi Shehaj, banor i fshatit Çerrilë. Me marrjen e njoftimit të mësipërm është ngritur grupi hetimor, i cili ka shkuar në banesën e shtetases Drita Saliaj.

NËNA E LUIS SALIAJT

Nga shpjegimet e shtetases Mimoza Saliaj rezulton se është banore e fshatit Gjerbës, Mallakastë­r. Është e martuar me shtetasin Ardian Saliaj, i cili është i arrestuar për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. Në datën 02.01.2020, bashkë me fëmijët e saj, Luisin ( 16 vjeç) dhe Orestin ( 13 vjeç), ka shkuar te prindërit në fshatin Rroms, Mallakastë­r. Sqaron se në datën 03.01.2020 Luisi ka dalë nga shtëpia për të shkuar në Fier. Ka pasur komunikime të vazhdueshm­e me të dhe nga përgjigjet e dhëna prej tij ka menduar se e gënjente për vendndodhj­en e tij. Në datën 05.01.2020 ka komunikuar përsëri me Luisin dhe ai i ka thënë se ndodhej në Gjerbës. Në datën 06.01.2020 ka shkuar në paraburgim­in e Beratit për të takuar bashkëshor­tin dhe rreth orës 17: 00- 17: 30 është kthyer përsëri në fshatin Rroms. Rreth orës 20: 00 aty ka shkuar edhe Luisi, i shoqëruar nga Gëzim Ismaili ( nipi i bashkëshor­tit të saj). Në bisedë me Gëzimin ka mësuar se Luisi kishte dijeni për rrethanat e zhdukjes së shtetases Drita Saliaj. Pas kësaj bisede e ka parë Luisin të shqetësuar dhe e pyet nëse ishte e vërtetë ajo që kishte mësuar nga Gëzimi. Kjo bisedë atë e ka shqetësuar shumë e ndërkohë ka filluar të dridhej e tensionohe­j shumë. Pas kësaj, ka pasur interesim edhe nga të afërmit e tyre e në këto rrethana është paraqitur në Komisariat­in e Policisë Mallakastë­r. Di që djali i saj Luisi ka pasur njohje me personin nën hetim, Ervis Zotaj. Po kështu, edhe me personin nën hetim, Sindi Shehaj, djali i saj Luisi ka njohje qysh në shkollën 9- vjeçare e se shoqërohes­hin shpesh. Thekson se me Drita Saliajn dhe familjen e saj nuk kanë pasur asnjë lloj konflikti të mëparshëm.

XHAXHAI I LUISIT

Nga shpjegimet e shtetasit Rakip Saliaj rezulton se është banor në lagjen "Kastriot", Fier. Sqaron se Luisi është djali i vëllait të tij, Ardianit, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar në Berat për kultivim të bimëve narkotike. Në datën 06.01.2020, bashkë me vëllanë e tij, Ilirin, kanë shkuar në fshatin Rroms, pas telefonatë­s së bërë nga shtetasja Mimoza Saliaj. Në bisedë me këtë të fundit kanë mësuar nga Mimoza gjithçka dinte dhe në këto rrethana kanë shkuar në Komisariat­in e Policisë Mallakastë­r.

ERVIS ZOTAJ MOHON AKUZAT

Nga shpjegimet e personit nën hetim, Ervis Zotaj, rezulton se është banor i fshatit Gjerbës, Mallakastë­r. E ka njohur shtetasen Drita Saliaj, por thekson se nuk ka dijeni për rrethanat e vrasjes së saj. Ka në pronësi mjetin me targë AA 889 OY. Sqaron se në datën 04.01.2020, rreth orës 07: 30, nga Gjerbësi, bashkë me babanë e vet, shtetasin Syrja Zotaj, kanë shkuar në Ballsh te motra e vet, Marsela Lalaj, e janë kthyer përsëri në Gjerbës të nesërmen, datë 05.01.2020, rreth orës 13: 00. Në datën 06.01.2020, me makinën e tij ka shkuar përsëri në Ballsh dhe është kthyer përsëri rreth orës 15: 30 e nuk ka dalë nga banesa deri në momentin që aty ka shkuar Policia. E njeh personin nën hetim Sindi Shehaj, e ka shok e se për herë të fundit e ka takuar në datën 28.12.2019 në Ballsh. E njeh personin nën hetim Luis Saliaj, por nuk ka shoqëri me të. Për herë të fundit e ka takuar atë në datën 29.12.2019, rreth orës 14: 30, te banesa e tij, kur ai ka shkuar ta takojë. Pretendon se nuk i ka të regjistrua­r numrat e telefonave të Sindi Shehaj e Luis Saliaj.

DËSHMIA E SINDI SHEHAJT

Nga shpjegimet e personit nën hetim, Sindi Shehaj, i datëlindje­s 13.07.2003, i pyetur në prani të psikologes Sonila Banushi, rezulton se është banor i fshatit Çerrilë, Mallakastë­r. Sqaron se i njeh personat nën hetim, Ervis Zotaj e Luis Saliaj, e se ata i ka shokë. Në datën 04.01.2020, rreth orës 22: 30, e ka telefonuar Luis Saliaj, e i ka thënë që të shkonte në Gjerbës ta takonte pasi ashtu e kishte punën. Në këto rrethana është nisur me makinën e tij e ka shkuar te Luisi, ku janë takuar në afërsi të banesës së këtij të fundit. Në bisedë e sipër i ka thënë të linte aty makinën e tij e të merrte atë të Ervis Zotajt, pasi do të shkonin të merrnin hashash te shtëpia e Drita Saliajt. Pas kësaj kanë shkuar te banesa e kësaj të fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thënë që të mos hynte brenda pasi kishte pak punë. Ka pritur jashtë, ndërkohë që Ervis Zotaj e Luis Saliaj kanë qenë brenda duke pirë kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi e është futur brenda, ku Drita i ka dhënë një gotë raki. Gjatë kohës që po pinte gotën e rakisë Luisi, është ngritur me pretendimi­n se do shkonte në tualet, por në të vërtetë është futur në dhomën tjetër e ka dalë

prej andej me një pako hashash. Këtë të fundit e ka lënë te pragu i derës e është futur përsëri në kuzhinë. Pas kësaj, Luisi ka kërkuar që hashashin ta blinte me 50 euro, ndërsa Drita thoshte me 200 euro. Ndërkohë, Luisi i ka thënë që të dilte jashtë e ta priste te makina. Kur ka dalë jashtë, ka dëgjuar të bërtiturat e Dritës. Është afruar te dritarja dhe ka parë që Ervisi i ka hequr me dhunë pantallona­t Dritës e pas kësaj ka kryer marrëdhëni­e seksuale me të. Ndërkohë që Ervisi kryente marrëdhëni­e seksuale, Luisi ka dalë jashtë ku ka gjetur dy litarë, me të cilët e kanë lidhur Dritën. Pas kësaj, Ervisi dhe Luisi i kanë futur në gojë një shall dhe e kanë nxjerrë jashtë duke e mbajtur në krahë dhe e kanë çuar te makina e Ervisit. Makinën e ka drejtuar ai e Ervisi ka qëndruar me Dritën në sediljen e pasme, ndërsa Luisi në sedijen e parë të pasagjerit. Pasi janë nisur, Luisi i ka thënë të ecte shpejt në drejtim të rezervuari­t. Rreth orës 03: 00 të datës 05.01.2020, kanë mbërritur te rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kanë zbritur nga makina dhe e kanë hedhur menjëherë në ujë. Pas kësaj janë kthyer në Gjerbës ku ka marrë makinën e tij dhe është larguar për në banesën e vet, ndërsa Ervisi e Luisi kanë shkuar përsëri te banesa e Drita Saliajt. Në momentin e ndarjes ata e kanë porositur që të mos tregonte për gjithçka ndodhi. Në banesë ka mbërritur rreth orës 04: 30, datë 05.01.2020 e atë ditë nuk ka dalë nga shtëpia. Në datën 06.01.2020 ka çuar vëllezërit në shkollë e është kthyer përsëri në banesë, rreth orës 12: 30. Në datë 07.01.2020, rreth orës 02: 00, te banesa e tij ka shkuar Policia, e cila e ka shoqëruar për në komisariat.

DËSHMIA E LUIS SALIAJ

Nga shpjegimet e personit nën hetim Luis Saliaj, i datëlindje­s 14.07.2003, i pyetur në prani të psikologes Sonila Banushi, rezulton se, është banor i fshatit Gjerbës Mallakastë­r. Sqaron se është kthyer nga Greqia, në datë 23.12.2019. Në datën 26.12.2019, është takuar me personin nën hetim Sindi Shehaj, në Ballsh, të cilin e ka shok, e se janë njohur qysh në shkollë. Po kështu, ka shok edhe Ervis Zotaj, bashkëfsha­tarin e vet. Në datën 04.01.2020, është takuar me Ervis Zotaj, në Ballsh. Më pas, rreth orës 20: 30, e ka marrë në telefon Sindi dhe i ka thënë se ishte me Ervisin, tek varrezat në Gjerbës, e njëkohësis­ht kanë qenë të gatshëm të shkonin ta merrnin. Fillimisht nuk ka pranuar por më pas ka ndryshuar mendje dhe ata kanë shkuar dhe e kanë marrë. Në bisedë e sipër i kanë thënë se do të shkonin të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliaj. Sqaron se kjo e fundit ka qenë nusja e xhaxhait të tij, shtetasit Hair Saliaj. Rreth orës 00: 30, të datës 05.01.2020, janë afruar tek shtëpia e Dritës, ku vetë ka qëndruar rreth 20 m larg. Pas kësaj Ervisi e Sindi pasi kanë hyrë në oborr, kanë trokitur tek dera, duke thënë se ishte "Visi". Pas kësaj Drita ka hapur derën e ata janë futur brenda, ku kanë qëndruar rreth 30 minuta. Më pas kanë parë që Ervisi e Sindi e kanë nxjerrë Dritën të lidhur me duart mbrapa, po kështu edhe këmbët të lidhura dhe e kanë futur në makinën e Sindit. Sindi ka drejtuar makinën ndërsa Ervisi në vendin e parë të pasagjerit dhe janë larguar në drejtim të rezervuari­t. Pas kësaj është larguar vetëm në drejtim të Povlës, e se pas një ore është takuar me Ervisin e Sindin të cilët e kanë gjetur rrugës dhe e kanë çuar tek "24 Orëshi", në Poçem. Pas kësaj Ervisi e Sindi janë larguar në drejtim rrugës së Hekalit. Ka qëndruar në kafe, e rreth orës 05: 30, aty ka shkuar Sindi, i cili e ka çuar në Rroms, tek shtëpia e gjyshit të tij. Në mbrëmjet e datës 06.01.2020, i ka treguar nënës së tij, Mimoza, atë që kishte ndodhur me Dritën, e pas kësaj kanë shkuar në Komisariat.

 ??  ?? Luis Saliaj, autor i dyshuar
Luis Saliaj, autor i dyshuar
 ??  ?? Sindi Shehaj, autor i dyshuar
Sindi Shehaj, autor i dyshuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania