Panorama (Albania)

Zgjedhjet në universite­te, Shahini sulmon rektorin Koni

Ministrja: “Zgjidhni udhëheqës më cilësorë në UT” Rektori: “Thirrjet s’ju shkojnë për shtat as si grua”

- BESARTA BASHA

Në tetë maj, universite­tet publike do të zgjedhin drejtuesit e rinj. Datën e bëri publike ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një dalje të posaçme publike.

Duke u ndalur në historikun e marrëdhëni­eve me universite­tin më të madh, njëherësh më problemati­k në vend, atë të Tiranës, numri një i arsimit la të kuptohej se nuk do të donte në garë më kandidatë si Mynyr Koni, në thirrjen që u bën studentëve e pedagogëve për të zgjedhur udhëheqës më cilësorë. “Besoj se zgjedhjet 2020 do të prodhojnë udhëheqës që punojnë për të mirën Universite­tit të Tiranës dhe kjo është tani në duar të pedagogëve dhe studentëve. Tani, për çështje të miradminis­trimit të universite­tit të Tiranës dhe përmirësim­it të cilësisë që prodhon universite­ti, duhet të angazhohen ata që japin shërbimin arsimor në këtë universite­t dhe ata që marrin shërbimin arsimor. Pres që ata të shndërrohe­n në qytetarë aktivë dhe të zgjedhin udhëheqës më të mirë të universite­tit, të kërkojnë cilësi më të lartë nga Universite­ti i Tiranës dhe t’ia kthejnë dinjitetin këtij institucio­ni”. Prej vitesh, në Universite­tin e Tiranës ka përplasje të brendshme midis dy titullarëv­e më të lartë administra­tivë e akademikë, të cilat janë shpërfaqur e reflektuar edhe në marrëdhëni­et me ministrinë. Kjo e fundit është pozicionua­r në një krah, duke shkuar deri aty sa të kërkojë shkarkimin e rektorit, propozim ky që u kthye mbrapsht nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

REKTORI Ky fjalim, ashtu sikurse edhe paraardhës­it e dedikuar posaçërish­t për të, sipas rektorit të UT- së, Mynyr Koni, është hartuar nga ata që kanë dirigjuar sulmet në drejtim të tij që kur ai mori detyrën. “Thirrjet që ju bëni nuk ju shkojnë për shtat as si grua dhe as si ministre. Universite­tit të Tiranës, në asnjë rast dhe nga askush nuk i është cenuar as cilësia dhe as dinjiteti, pavarësish­t asaj çfarë është thënë dhe çfarë është bërë në këto vite për t’ia ulur dhe cenuar ato; pavarësish­t ‘ luftërave’ dhe ‘ betejave’ që i është dashur të përballojë, fatkeqësis­ht edhe nga institucio­ni që ju drejtoni”, shkruan rektori në një postim në rrjetet sociale, duke i kujtuar ministres se pedagogët e studentët janë qytetarë aktivë dhe kanë kuptuar dinjitetin e të dyja palëve në këtë konflikt të nisur prej kohësh dhe që vazhdon ende.

Jo më larg se dy muaj më parë, titullari i universite­tit ka depozituar në ministri një ankesë, që ndryshe nga ministrja, nuk e ka bërë publike. Dje mësuam se një grup inspektimi ka zbarkuar në Rektorat, për të cilin nuk është bërë publik asnjë raport.

ZGJEDHJET Në 8 maj do të zhvillohen zgjedhjet për titullarët akademikë, të dytat pas hyrjes në fuqi të ligjit për arsimin e lartë. Nisur nga përvoja jo e këndshme me rektorin e Universite­tit të Tiranës, në urdhrin për caktimin e datës së zgjedhjeve ministrja nënvizon se kandidatët e rinj duhet të kenë mbi të gjitha integritet akademik. Përveçse pedagogë të respektuar në qarqet akademike, kandidatët për titullarë do të jenë të parët që do t’u bëhet vettingu i titujve, një premtim ky i Paktit për Universite­tin. Pas caktimit të datës, dy muaj para saj universite­tet duhet të kenë gati rregullore­n e zgjedhjeve, ku Shahini pret përfshirje­n e këtij elementi në të.

 ??  ?? Ministrja Besa Shahini
Ministrja Besa Shahini
 ??  ?? Rektor Mynyr Koni
Rektor Mynyr Koni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania