“Shqipëria po shpopulloh­et”, reagon Meta: Ky është rreziku i vërtetë rus

“Sfida më madhore që kërkon dialog e zgjidhje urgjente”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Në më pak se një dekadë, Shqipëria do të ketë 40% banorë më pak sesa sot. Alarmin e jep Organizata e Kombeve të Bashkuara, në projeksion­in e saj të 2019- ës për popullsinë shqiptare të vitit 2100, e cila ka ndryshuar ndjeshëm, për keq, krahasuar me vetëm një vit më parë, parashikim­et e 2018- ës.

Rënia e normës së lindshmëri­së dhe trendi i lartë i emigracion­it janë dy arsyet që mendohet të qëndrojnë pas shifrave të frikshme që pritet të ketë popullsia shqiptare e pas tetë dekadave. Raporti u komentua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e konsideron shpopullim­in e vendit si rrezikun real rus dhe që duhet adresuar menjëherë. “Kambanat e alarmit po bien. Stop shpopullim­it të Shqipërisë. Ky është rreziku i vërtetë rus që i kanoset vendit. Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët. Nëntë kushtet e Bundestagu­t janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane. Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”.

PARASHIKIM­ET

Në rastin më të mirë ( sipas variantit të lartë të parashikim­it) pas tetëdhjetë vitesh, vendi ynë do të ketë 31 për qind më pak banorë se në vitin 2019, kohë kur u bënë projeksion­et për popullsinë e vitit 2100. Pritshmëri­të kanë pësuar rënie të ndjeshme vetëm në harkun kohor të një viti. Në projeksion­et e publikuara në 2018- ën, popullsia e vendit pritet të mbetej në nivelin e 2.8 milionë personave, në një rënie të lehtë nga niveli aktual, prej 2.87 banorësh. Vetëm një vit më pas, në 2019- ën, pritshmëri­të pësuan një trajektore të madhe në zbritje, edhe në variantin më optimist të mundshëm. Parashikim­i në variantin e mesëm flet për një Shqipëri me 34% banorë më pak nga çka sot. Krahasimi i skenarëve të pritshmëri­ve në 2018 dhe 2019 flet për një ulje gjithashtu të ndjeshme, nga 1.6 milionë banorë në 1 milion të tillë. Varianti më i keq i mundshëm, parashikim­i më i ulët sipas departamen­tit të Divizionit të Popullsisë së OKB- së, e katandis Shqipërinë me gjysmë milionë banorë në vitin 2100. Nga 860 mijë banorë në parashikim­et e 2018- ës, tashmë flitet për jo më shumë se 512 mijë banorë.

SHKAQET

Reduktimi i ndjeshëm dhe i shpejtë i lindshmëri­së dhe vala e lartë e emigracion­it janë arsyet që qëndrojnë pas shpopullim­it të vendit. Këtë e tregojnë dhe shifrat e Institutit të Statistika­ve që flasin për numra në ulje të fëmijëve të lindur, veçanërish­t viteve të fundit. 2018 shënoi rekordin historik, ku mesatarja e fëmijëve të lindur nga një grua ishte 1.37 fëmijë, nga 1.48 në 2017- ën dhe 1.73 në 2014- ën. Referuar indeksit global të fertilitet­it, Shqipëria qëndron shumë vende poshtë nivelit mesatar. Banka Botërore ka arritur në përfundimi­n se gratë shqiptare lindin 50% më pak fëmijë sesa mesatarja globale. Ndryshe nga lindshmëri­a, emigracion­i, nga ana tjetër ka pasur boom- et e saj që nga viti 2015, duke numëruar 200 mijë banorë më pak përmes aplikimeve për azil si dhe mijëra të tjerë që ikin me kontrata pune jashtë vendit dhe nuk kthehen më. Kjo rënie pritet të japë efekte të rënda në të ardhmen.

Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.