Gjoni: Na dhanë të drejtë për mandatet

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Deputeti Ralf Gjoni deklaroi dje pas tryezës politike të maxhorancë­s dhe opozitës për Reformën Zgjedhore, se koha i dha të drejtë atij dhe kolegëve të tij që pranuan mandatin e deputetit, pasi sipas tij PD dhe LSI e pranuan Parlamenti­n si legjitim. Sipas Gjonit, në vitin 2020 palët nuk mund të sillen si tribu, duke shtuar se tanimë duhet punuar për të ndryshuar sistemin zgjedhor. "Ja pra, që koha i jep hakun gjithsecil­it dhe qartëson gjithçka! Kur vendosa të marr mandatin e deputetit, kisha në mendje pikërisht atë që ndodhi sot. E dija se në 2020, vendi kandidat për BE nuk mund të sillej si një tribu në xhungël e as si një bajrak i mesjetës, ku bajraktari apo shefi i tribusë është mbi ligjin, Kushtetutë­n e përmbi institucio­net. Ndaj dhe aksioni im i ka shërbyer mbajtjes në këmbë të institucio­nit të Parlamenti­t", shkroi Gjoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.