“Të gatshëm për të dhënë ndihmën tonë”

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Uljen e palëve politike shqiptare në tryezën e dialogut e ka përshëndet­ur edhe prezenca e OSBE- së në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e OSBE thekon gatishmëri­në e saj për të mbështetur Shqipërinë në realizimin e Reformës Zgjedhore. OSBE, po ashtu, shkruan se shpreson që marrëveshj­a të mundësojë një reformë të plotë dhe në kohë sipas rekomandim­eve që janë dhënë pas zgjedhjeve të 2017- ës. "Prezenca e OSBE- së në Shqipëri mirëpret marrëveshj­en e sotme politike për Reformën Zgjedhore. E shohim këtë marrëveshj­e si një hap të parë të rëndësishë­m drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandim­et e OSBE/ ODIHRit, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuoj­ë në procesin e Reformës Zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj", shkruan OSBE.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.