Për 3 pallatet e Thumanës, ende asnjë rezultat nga hetimet

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Në një kohë që Prokuroria e Durrësit, tashmë edhe ajo e Tiranës, dhanë rezultatet e para në hetimet për pasojat e tërmetit, Prokuroria e Krujës ende nuk ka dalë me një përfundim, të paktën zyrtar. Nga shembja e 3 pallateve në Thumanë të Krujës humbën jetën 24 persona, ndërsa dëshmi të banorëve të mbijetuar ngrenë dyshime se pallatet ishin të pabanueshë­m që nga tërmeti i 21 shtatorit, 5.8 ballë. Nuk dihet ende nëse ka pasur një shkresë që i shpallte të tillë, por banorët tregojnë se muret kishin marrë krisje të rënda dhe pas tërmetit kishin shkuar edhe persona që i kishin parë dhe fotografua­r. Hetimet nisën dy ditë pas tërmetit shkatërrim­tar të 26 nëntorit, ndërsa në komunikimi­n e fundit zyrtar nga Prokuroria e Krujës është thënë se veprimet në terren janë kryer, ndërsa burime thonë se janë marrë edhe shumë dëshmi. “Deri në këto momente janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore të domosdoshm­e në lidhje me vendngjarj­et ( tri pallatet e rrëzuara ku u shkaktuan viktimat në Thumanë ) dhe ndërkohë vazhdojnë veprimet edhe në objekte të tjera të dëmtuara rëndë”, njoftoi Prokuroria e Krujës në datën 12 dhjetor. Ndërsa aktualisht, burimet thjesht konfirmojn­ë faktin se po hetohet, por pa dhënë asnjë detaj se në çfarë faze të hetimeve janë dhe nëse do të ketë apo jo arrestime për atë që ndodhi në Thumanë më 26 nëntor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.