Nga riintegrim­i te shkresa e Dakos, si u lirua Lul Berisha

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Vendimi i Gjykatës së Lartë në vitin 2014, që ndryshonte dënimin me burgim të përjetshëm, do t'i ndizte dritën jeshile Lulzim Berishës, i cili në dhjetor të 2016- ës la me kusht qelinë. Vendimi për lirimin e Berishës ishte një ndër më të diskutuari­t në atë kohë, ndërsa nis edhe një hetim. Trupa gjyqësore e kryesuar nga Arben Vrioni dhe me anëtarë Petrit Çenon dhe Anita Micin, argumentin kryesor për lirimin e Berishës kishin kushtin e kryerjes së tre të katërtës së dënimit, sipas përcaktimi­t të nenit 64 të Kodit Penal. Më tej argumentoh­ej se ishte arritur qëllimi për edukimin dhe riintegrim­in e tij në shoqëri dhe fakti se Berisha kishte shfaqur një gjendje të rënduar psikologji­ke. Ndërkohë që për Endrit Doklen një shoqëri private i siguronte punësimin, në rastin e Luzlim Berishës ka qenë ish- kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. "Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t'u punësuar në ndonjë subjekt privat", siguronte kështu në një shkresë ish- kreu i Bashkisë, Vangjush Dako. Berisha u dënua më 16 janar 2012 me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli i Krimeve të Rënda.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.