Panorama (Albania)

Dritan Dajti në ish- Bllok, shkarkohen 4 zyrtarë të Burgjeve

Lëvizja e të burgosurit: Cenim i rendit e i sigurisë publike

- Dritan Dajti

Shoqërimi i të dënuarit Dritan Dajti për në një klinikë private disa ditë më parë, çoi në shkarkimin e 4 zyrtarëve të Burgjeve dhe paralajmër­imin e dy të tjerëve.

Ministria e Drejtësisë njoftoi dje se kishte hetuar rastin, nga ku janë konstatuar shkelje të rënda të drejtuesit të Burgut të Peqinit, Emin Shpata, dhe drejtuesit të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri. Nga kjo situatë është shkarkuar edhe mjeku i burgut, Andi Andoni, dhe shefi i Forcave Operaciona­le, Ferit Mici. Ministria e Drejtësisë ka dalë në konkluzion­in se strukturat drejtuese dhe të kujdesit shëndetëso­r në IEVP- në Peqin si dhe strukturat shëndetëso­re e policore në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Burgjeve, të përfshira në trajtimin e rastit konkret, nuk kanë ndjekur procedurat ligjore dhe rregullore­t e brendshme për vlerësimin e kërkesës së të dënuarit për kontrolle mjekësore jashtë institucio­nit të burgjeve. “Stafi mjekësor e drejtues në IEVP- në Peqin nuk kanë kryer asnjë proces vlerësimi të kërkesës në profilin mjekësor dhe operaciona­l të riskut dhe nuk ka marrë në konsiderat­ë asnjë mundësi për kryerjen e vizitave mjekësore pranë strukturav­e shëndetëso­re publike të afërta me institucio­nin e vuajtjes së dënimit”, njoftoi dje Ministria.

SIGURIA Sipas Ministrisë, nga strukturat e Policisë së Burgjeve të përfshira në këtë rast rezulton se nuk është kryer një vlerësim i situatës dhe të riskut, në shkelje të Ligjit për Policinë e Burgjeve, duke mos vlerësuar dhe ndërmarrë masa të përshtatsh­me për shoqërimin e të dënuarit jashtë institucio­nit. “Duke sjellë një rrezik potencial për rendin dhe sigurinë, siç parashikoh­et edhe në urdhrin për shoqërimin e të dënuarve dhe paraburgos­urve jashtë institucio­nit”, shkruhet në njoftim. Më tej është konstatuar se strukturat e Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e saj nuk kanë marrë miratimin e drejtorit të përgjithsh­ëm të Burgjeve. “Kështu janë shkelur rëndë parashikim­et e urdhrit Nr. 7830 datë 31.07.2018 ‘ Përgatitja dhe planifikim­i i udhëtimit’ si dhe ‘ Rregullat dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në gjykatë dhe qendra spitalore’, në të cilët parashikoh­et se përveç rasteve të urgjencës, të burgosurit që kanë nevojë për masa të larta sigurie nuk duhet të nxirren jashtë, pa autorizim paraprak të drejtorit të përgjithsh­ëm”. Ministria e konsideron këtë situatë si cenim të rendit dhe sigurisë publike. “Në rastin e planifikim­it për vizitë të të dënuarit D. Dajti, nga hetimi rezultoi gjithashtu se në planin e masave nuk janë parashikua­r masa lidhur me sigurinë e klinikës private dhe nuk është bërë një vlerësim paraprak i lëvizjeve të trupave shoqëruese. Lëvizja e të dënuarit të sigurisë së lartë nga Burgu i Peqinit në qendër të Tiranës ( zonën e ish- Bllokut), në shkelje të parashikim­eve ligjore dhe të gjitha rregullave të mësipërme, përbën cenim të rendit dhe sigurisë publike”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

 ??  ?? Dritan Dajti, gjatë shoqërimit në një klinikë private në ish- Bllok
Dritan Dajti, gjatë shoqërimit në një klinikë private në ish- Bllok
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania