I vranë motrën në Francë, i dënuari në Berat tenton vetëvrasje­n

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit, që u gjet e vrarë natën e Krishtlind­jeve në një pyll në Francë, ka tentuar sërish të vetëvritet në burgun e Beratit. Sipas informacio­neve nga IEVP Berat, i dënuari ka konsumuar një sasi të konsiderue­shme detergjent­i në qeli, duke tentuar t'i japë fund jetës së tij. Por veprimet e tij janë vënë re nga rojet e shërbimit të burgut, që qëndronin jashtë derës së dhomës së tij. Ai është transportu­ar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit. Fatmirësis­ht, ka shpëtuar pas ndihmës së dhënë në spitali. Mësohet se Kovaçi ka rënë në një gjendje depresioni të thellë, pasi mësoi për vdekjen e motrës së tij 37- vjeçare. Ndërkohë, kjo është hera e dytë që Shpëtim Kovaçi tenton vetëvrasje­n. Ai ka deklaruar se e motra ishte i vetmi person që kujdesej për familjen dhe dërgonte para që të ushqeheshi­n. Disa ditë më parë, ai tentoi të vriste veten duke prerë damarët e fytit me briskun e rrojës. Kovaçi u gjet i gjakosur në qeli nga gardianët dhe menjëherë u dërgua në spital.

NËNA

Nëna e Shpëtim Kovaçit, Fatime Kovaçi, u bën thirrje institucio­neve të marrin masa sa më shpejt, sepse frika e saj është se mos i vdes djali. "Lajmin e mora vesh nga mediat, si radhën e parë që u pre me brisk në fyt, herën e dytë ka pirë ilaç. Shteti, Policia, më thanë të bëj të gjitha dokumentet dhe i bëra. Drejtori i Policisë më tha pengesë nga Tirana nuk ka, por nga Komisariat­i i Policisë dhe nga burgu. Komisariat­i i Policisë më tha që pengesa është nga Tirana. Çfarë do të bëhet me djalin tim, po të më vdesë ai djalë? Një e çova në varrim. Të zbardhet se kush e ka fajin në këtë mes. Të merren masa sa më shpejt se do të bëjë sërish vetëvrasje, është me tre fëmijë, me grua", thotë nëna e Shpëtim Kovaçit, i cili tentoi sërish vetëvrasje­n.

AKUZA

Shpëtim Kovaçi është arrestuar tetë vite më parë bashkë me një person tjetër, për akuzën e vrasjes. Sipas burimeve nga Policia, mësohet se Shpëtim Kovaçi bashkë me një tjetër person është dënuar për vrasjen e 33- vjeçarit Klodian Lumani. Dy personat e arrestuar dhe viktima mësohet se pak momente para ngjarjes, sipas burimeve të Policisë kishin pasur një zënkë për motive të dobëta. Mësohet se ata kanë pasur njohje të mëparshme, ndërkohë që për grindjen që solli dhe krimin ishte bërë shkak një femër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.