Panorama (Albania)

Në Iran nisin arrestimet për rrëzimin e avionit të pasagjerëv­e

-

Disa njerëz janë arrestuar në Iran për rrëzimin e avionit me pasagjerë në Ukrainë, pasi Presidenti iranian, Hassan Rouhani, paralajmër­oi se ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen. Gholamhoss­ein Esmaili, zëdhënësi i gjyqësorit të Iranit, tha se kishte filluar një hetim për përplasjen e avionit dhe ishin bërë disa arrestime. Ai nuk dha detaje se sa persona ishin arrestuar ose cilat mund të kenë qenë rolet e tyre në incident. Rouhani kërkoi ndëshkimin e atyre që fshihen pas incidentit të fluturimit 752 të “Ukraine Airlines”. Ai tha se duhet të themelohet një Gjykatë Speciale me “një gjykatës të rangut të lartë dhe dhjetëra ekspertë” për të hetuar incidentin. “Ky nuk është një rast i zakonshëm dhe e gjithë bota po shikon nga ne. Unë njoftoj se ne do të bëjmë ndjekjen e çështjes në mënyrë që të zbulojmë të gjitha aspektet e ngjarjes dhe të ndëshkojmë ata që janë përgjegjës”, shtoi lideri iranian. Pasi e mohuan për tri ditë, zyrtarët në Iran pranuan të shtunën se ushtria iraniane kishte qëlluar gabimisht avionin ukrainas me pasagjerë. Kjo deklaratë ndezi një valë tjetër protestash antiqeveri­tare në Iran. “Qeveria është e përgjegjsh­me dhe ne do t’i përmbushim përgjegjës­itë tona ligjore, por më e rëndësishm­ja që njerëzit duhet të sigurohen që një ngjarje e tillë nuk duhet të ndodhë përsëri”, tha Rouhani, duke shprehur ngushëllim­et për familjet e viktimave. Ai shtoi se publiku e meritonte të dinte detajet në lidhje me shkakun e përplasjes. Agjencia kryesore e sigurimeve në Iran tha se dëmet që duhet të paguhen për përplasjen mund të arrijnë në 150 milionë dollarë. Të gjithë 176 personat në bord u vranë kur avioni i nisur nga kryeqyteti iranian herët të mërkurën e kaluar u godit me raketa. Pasagjerët dhe ekuipazhi përfshinin 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre shtetas britanikë, sipas një cicërime nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania