TRUDEAU

Panorama (Albania) - - BOTA -

Kryeminist­ri kanadez, Justin Trudeau, thotë se viktimat e avionit ukrainas të rrëzuar në Iran do të ishin ende gjallë, po të mos kishte ekzistuar përshkallë­zimi i fundit i tensioneve, që pjesërisht u nxit nga Amerika. “Mendoj se po të mos kishte pasur tensione, përshkallë­zim të situatës në rajon, ata shtetas kanadezë do të ishin në shtëpi tani, pranë familjeve të tyre”, tha Trudeau në një intervistë për televizion­in “Global”. “Komuniteti ndërkombët­ar ka qenë shumë i qartë mbi nevojën që Irani të mos ketë armë bërthamore, por në të njëjtën kohë e dinin mirë se duheshin menaxhuar tensionet në rajon, të cilat janë acaruar edhe nga veprimet e SHBA- së”, ka shtuar ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.