Panorama (Albania)

Pakti i ri dhe zgjedhjet e parakohshm­e, Basha: Jo vullnet i Qeverisë, presion ndërkombët­ar

“S’ka amnisti për Gjiknurin, propagandë e Ramës. Nuk do të tolerojmë asnjë zvarritje nga maxhoranca për Reformën Zgjedhore”

-

“Objektivi ynë i parë është të vihet në lëvizje menjëherë mekanizmi dhe të goditet çdo përpjekje e hapur apo e nëndheshme për t’i lënë këta dy muaj, deri më 15 mars, të kalojnë pa asnjë zhvillim, që të vazhdojë të zvarritet e të zvarritet kjo gjendje e papranuesh­me për Shqipërinë, në mënyrë që Edi Rama dhe kohorta e tij e grabitësve të vazhdojnë të plaçkisin buxhetin...

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, deklaroi dje se tryeza që u zhvillua ditën e martë me bashkëkrye­tarët e Komisionit të Posaçëm parlamenta­r të Reformës Zgjedhore, u bë vetëm për të caktuar mekanizmin që do të përfundojë Reformën Zgjedhore, duke përfshirë të gjitha palët politike dhe nuk përmban asnjë marrëveshj­e me maxhorancë­n. Kreu i selisë blu doli dje në një konferencë për mediat, ku përgënjesh­troi deputetin socialist Damian Gjiknuri, se ndryshe sa tha ky i fundit, takimi mes palëve nuk u arrit si rezultat i vullnetit të të dyja palëve politike, por si rezultat i presionit të ndërkombët­arëve. “Pavarësish­t propagandë­s së shfrenuar të atij që për katër muaj me radhë u mundua të anashkaloj­ë kushtet e Bundestagu­t dhe të diktojë një farso- reformë me një farso- Parlament dhe një farso- opozitë, faktet janë këto: Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me votat e blera dhe pseudoopoz­ita e blerë me paratë e krimit dhe të oligarkisë. Vendimet për Reformën Zgjedhore do të merren me konsensus midis dy palëve - opozitës së bashkuar dhe Parlamenti­t monist, plus patericat e veta. Parlamenti vetëm do të noterizojë formalisht marrëveshj­et e tryezës politike, nga e cila vendimet do të dalin me konsensus”, tha kryedemokr­ati Basha. Ai mohoi akuzat për inkoherenc­ë të deklaratav­e të veta, sa i përket pranimit të Damian Gjiknurit në tryezën e diskutimev­e. Basha tha se opozita mbështet gjetjet e Bundestagu­t gjerman dhe rezolutën e Partive Popullore Europiane, që sugjerojnë dënimin e vjedhësve të votës dhe arrestimin e tyre.

SQARIMI I TAKIMIT

“Jam këtu për të garantuar se, në radhë të parë, qytetarët shqiptarë, demokratët, mbështetës­it e opozitës së bashkuar, socialistë­t e zhgënjyer, të trishtuar dhe të dëshpëruar nga metamorfoz­a e partisë së tyre në një grupim që mbron interesat e krimit dhe të oligarkisë e, në veçanti, rininë shqiptare se procesi që do të nisim ka një dhe vetëm një qëllim: Të kthejë lirinë e votës, të kthejë mundësinë që çdo shqiptar, përmes votës së tij dhe të saj, të vendosë që sot e tutje qeverinë që do, Parlamenti­n që do, kryebashki­akët që do dhe t’i shkarkojë ata me votë të lirë, siç ndodh, pavarësish­t prej ndonjë mangësie, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut e kudo tjetër në rajon, siç ndodh e duhet të ndodhë në çdo vend në rajon. Kjo betejë nuk bëhet as për karriget tona, as për fatet tona politike. Mandatet tona i dogjëm, pikërisht për t’i treguar botës mbarë se këtu demokracia ishte në grahmat e fundit. Sakrifica e mandateve të djegura, moslegjiti­mimi i farsës së 30 qershorit, solli atë që çdokush mund ta konsideron­te të pamundur para këtyre vendime - vetëdijesi­min e perëndimit se Shqipëria, edhe një herë, ka nevojë për vëmendje dhe ndihmë për të ndaluar rënien në një autokraci kriminale dhe për t’u rikthyer shqiptarëv­e mundësitë, lirinë për të vendosur me votë për të jetuar dhe punuar me nder në vendin e tyre të çliruar nga totalitari­zmi, autokracia dhe kriminalit­eti në çfarëdo forme dhe mënyre të rikthehen ato”.

ZGJEDHJET E PARAKOHSHM­E

“Të mos keni asnjë dyshim, ky është vetëm fillimi i një beteje, e cila do të konsideroh­et e fituar vetëm atëherë kur ne të kemi një proces zgjedhor, që do të sjellë një Parlament dhe një qeveri të dalë nga vullneti i qytetarëve me instrument­e të mjaftueshm­e kontrolli dhe balance, që do të garantojnë një herë e përgjithmo­në fundin e akteve të turpshme që kemi parë në këto 7 vite - që nga dhunimi i të drejtave themelore të njeriut, shkatërrim­i i pronës, vënia e institucio­neve në dispozicio­n të kriminelëv­e dhe oligarkëve, shtypja pa mëshirë e qytetarëve të thjeshtë, plaçkitja e tyre, qoftë me taksa të rritura, me çmime të rritura të naftës, të energjisë, shtyrja drejt emigracion­it, dëshpërimi­t, deri vetëvrasje­s, e mijëra bashkatdhe­tarëve tanë, monopolizi­mi i arsimit, shëndetësi­së, ekonomisë, vrasja e konkurrenc­ës, që janë produktet e vetme të qeverisë së dështuar së Edi Ramës. Për opozitën, objektivi politik është i qartë, largimi një orë e më parë e kësaj qeverie përmes zgjedhjeve të parakohshm­e të lira dhe të ndershme, të cilave do t’u paraprijë një Reformë Zgjedhore, sipas standardev­e të diktuara nga OSBE/ ODIHR- i. Në 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, pas konstatimi­t të qartë të krizës politike të rëndë, që ka pllakosur në Shqipëri, kushti i parë është miratimi i Reformës Zgjedhore. Dua ta them qartë për këdo, që ndoshta me të vërtetë nuk e ka kuptuar, se ky është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur dhe e ka luajtur këtë rol me vetëdije të plotë dhe në shërbim të një dhe një interesi të vetëm, interesit të qytetarëve shqiptarë”.

REFORMA ZGJEDHORE

“Objektivi ynë i parë është të vihet në lëvizje menjëherë mekanizmi dhe të goditet çdo përpjekje e hapur apo e nëndheshme për t’i lënë këto dy muaj, deri më 15 mars, të kalojnë pa asnjë zhvillim, në mënyrë që të vazhdojë të zvarritet e të zvarritet kjo gjendje e papranuesh­me për Shqipërinë, në mënyrë që Edi Rama dhe kohorta e tij e grabitësve të vazhdojnë të plaçkitë buxhetin, taksat doganat, institucio­net, hekurudhën, portet, rrugët, shëndetësi­në, sipërmarrj­et, qytetarët. Është emergjencë kombëtare largimi i kësaj qeverie. Instrument tjetër, përveç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nuk ka. Afrimi i këtij momenti një minutë e më parë është objektivi ynë dhe për këtë arsye nuk do të tolerojmë dhe nuk do të pranojmë asnjë vonesë në procesin e përfundimi­t, siç është rënë dakord, më 15 mars të Reformës Zgjedhore. Në procesin që sapo ka nisur, ne shkojmë me objektiva të qarta dhe të vendosur për t’u shkuar deri në fund. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi për vlerat me të cilat ka nisur kjo betejë dhe për të cilat janë bërë sakrifica të panumërta, nga mbështetës­it tanë, nga qytetarët e thjeshtë. Çdokush që e mendon ndryshe, gabohet. Ndaj i bëj thirrje çdokujt që ka diçka për të dhënë dhe për të ofruar në këtë proces, ta shfrytëzoj­ë mundësinë e derës së hapur në Partinë Demokratik­e dhe në opozitën e bashkuar”.

GJIKNURI

“Nuk ka asgjë më të pavërtetë dhe naive se kjo. Mund të rri këtu e të habitem sesi propaganda e Ramës ka arritur në këto nivele apo naiviteti i njerëzve ka arritur

në këto nivele, por kjo nuk është detyra ime. Detyra ime është t’ju tregoj fare qartë se teza se “u legjitimua Damian Gjiknuri”, është një tezë e dalë direkt nga kancelaria e Edi Ramës dhe e shpërndarë përmes renegatëve dhe patericave të tij, pre e së cilës mund të ketë rënë edhe ndonjë naiv apo ndonjë person që ka pritshmëri jorealiste dhe revolucion­are mbi mënyrën sesi duhet të ndryshojë Shqipëria. Shqipëria do të ndryshojë përmes së njëjtave mekanizmav­e që ndryshon dhe përparon Europa. Njëri prej këtyre mekanizmav­e është zbatimi i ligjit. Për sa i përket pyetjes konkrete, më lër të të jap një përgjigje fare konkrete. Në kushtet e Bundestagu­t, është edhe “fillimi i ndjekjes penale dhe proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje dhe ndjekjen serioze e të shpejtë të procedimev­e. Në rezolutën e PPE- së, ky kusht është forcuar edhe me “arrestimin e personave të kapur në përgjime duke vjedhur votat”. I njëjti kusht përsëritet edhe nga Unioni Demokratik ndërkombët­ar, ku, përveç Partive Popullore Europiane, përfshihet edhe partia në pushtet e SHBA- së dhe partia në pushtet në Britaninë e Madhe. Duke parë në sy qytetarët, dua t’ju them se nuk ka për të pasur amnisti as për Damian Gjiknurin, as për Imer Lalën, as për Vangjush Dakon, as për Avdylajt, për askënd që është përfshirë në shitblerje­n e votave. Dërgimi i tyre para drejtësisë dhe aty ku e kanë vendin, është prioritet absolut i PD- së, i opozitës së bashkuar dhe institucio­neve euroatlant­ike. Ju lutem ta kuptoni realitetin, ashtu siç është. Këta janë të gjithë ushtarë të

Edi Ramës. Stigmatizi­mi i procesit të Reformës Zgjedhore, nuk është gjë tjetër veçse rënie viktimë e kësaj propagande. Synimi im është të largojmë fenomenin e Edi Ramës, personin e Rdi Ramës, qeverinë e Edi Ramës, bandat e Edi Ramës dhe të krijojmë kushtet që kurrë më, asnjë parti politike, asnjë individ të vendosë shqiptarët dhe Shqipërinë në kushte pengmarrje­je nga krimi. Për këtë, ne kemi një hartë rruge, një udhërrëfye­s solid, që është rezoluta e Bundestagu­t, për të cilën dje kemi dhënë kontributi­n tonë, duke krijuar një proces për Reformën Zgjedhore: 1. jashtë Parlamenti­t ilegjitim antikushte­tues; 2. në konsensus të forcave politike; 3. që do të kalojë pa asnjë ndryshim, pas miratimit në nivelin politik.

PËRGJIGJJA PËR KRITIKËT “Nuk janë kritikë të mi, janë miq të Edi Ramës. Përfitues të Edi Ramës. Janë njerëz të cilët kanë vënë gjithçka në funksion të pushtetit të korruptuar dhe të dështuar të Edi Ramës. Ndaj nuk meritojnë asnjë përgjigje. Ndërsa pyetjes tuaj do t’i përgjigjem fare thjeshtë. Prej fillimit të dhjetorit, faktori ndërkombët­ar ka ushtruar ndaj maxhorancë­s për të pranuar 3 kushtet e parashtrua­ra nga opozita, që në fillim të tetorit. Nëse takimi do të zhvillohej dje apo jo, këtë nuk mund ta thoshim deri në orët e fundit, për shkak të tentativav­e për ta zvarritur”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Tryeza për Reformën Zgjedhore
Tryeza për Reformën Zgjedhore
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania