Panorama (Albania)

Rënia e “talk show”- t shqiptar?...

- BESNIK DIZDARI

1. Dihet, “talk show” është gjini televizive e radiofonik­e, që, siç thotë një fjalor, ka si “protagonis­të” fjalët apo bisedimin dhe spektaklin. Dhe çka nuk përmban: monologë, diskutimin e formave e natyrave të ndryshme, intervista, praninë e ekspertëve të temës së trajtuar si dhe të një publiku madje. I tillë, doemos, ka hyrë edhe në Shqipëri...

Eh! Po të kisha një televizion, ose më mirë me thënë, po të kisha një “talk show” në këtë periudhë që kalon Shqipëria, puna e parë që do të bëja, do të ishte organizimi i një mbrëmjeje “talk show” me temën: “Si jetojnë shqiptarët sot”. A ka gjë më të rëndësishm­e se kjo temë? A ka gjë më të rëndësishm­e se të tregosh, të diskutosh, të shtjellosh sesi jeton sot, bie fjala, një inxhinier a mjek i shquar, një mësues i mirënjohur me pension 27.000 lekë, pra, diçka më shumë se 200 euro në muaj? Dhe jo vetëm këta. Mijëra e mijëra të tjerë edhe më keq se këta.

Trajtimi i saj do të na tregonte në hollësi situatën tejet të rëndë të jetës së familjes së sotme shqiptare. E, duke iu kthyer paksa qoftë edhe gazetarisë së dikurshme të Partisë, së cilës i bindeshim aq “bukur” ne, gazetarët e asokohe, këtë temë do ta vazhdoja me “goditje të përqendrua­r”, e pakta nja një javë rresht. Sepse kjo temë ka nëntema dramatike të pafundme, që mund ta gjente mbështetje­n e përimtimit edhe te një “talk show”.

Dhe jo vetëm ajo. Bie fjala, një temë tjetër, që duket “e vogël”, por që në thelb është shumë e madhe, për të mos thënë më e madhja: “Si është jeta e fshatit tonë demokratik”? Po deshe po të dhuroj edhe titullin tonë të atëhershëm: “Nga jeta në fshatin tonë socialist”.

E pra, është e vërtetë se “talk show”- t e markës shqiptare nuk trajtojnë temat më shqetësues­e të jetës së shqiptarëv­e të sotëm. Unë për vete e kam bërë sondazhin. Nuk i trajtojnë ose i trajtojnë rrallë, tepër rrallë, ose në mënyrë shumë të përciptë. Dhe, oburra për temat “elegante”, bie fjala, të tilla që na tregojnë se cila do të jetë tryeza e ushqimeve për Vitin e Ri.

Mû këtu lind pyetja: po përse ua kërkon këtë televizion­eve”? Thjesht sepse televizion­et janë ata që po sundojnë drastikish­t ndikimin edhe të opinionit tonë publik.

Joe Franklin ka qenë njeriu i radios dhe televizion­it amerikan, i cili ka organizuar i pari “talk show”- n televiziv. E ka filluar qysh më 1951 në atë që shpejt mori emrin WABC- TV dhe që mandej vazhdoi nga 1962 deri më 1993. Ndonëse “talk show” më jetëgjatë është ai i NBC amerikane që vazhdon deri sot. Steve Allen ishte drejtuesi i parë i NBC ( 1954). Është ky njeriu që në njëfarë mënyre “themeloi” dhe drejtoi të famshmen “The Tonight Show”, qysh në NBC më 1954. Fillonte me një monolog në hapje, duke vazhduar me intervista të personazhe­ve të mirënjohur, madje dhe me pjesëmarrj­en e publikut, me muzikë, e tjerë e tjerë… Një popullarit­et i madh i kësaj “shpikjeje” vërshoi në gjithë botën. Puna mbërriti deri aty saqë të vendoset edhe një rekord botëror i llojit më të çuditshëm, madje. Ndodhi në Nepal, me një “talk show” të drejtuar nga Rabi Lamichhane, që vazhdoi për 62 orë, nga 11 deri më 13 prill 2013.

Në Shqipëri, doemos si gjithçka, edhe “talk show” nis më vonë se askund. Ndonëse, hap mbas hapi, në vitet ’ 70, ato që ne i quanim “biseda në redaksi”, mund të quhen si embrione të një “talk show” që do të mbërrinin vetëm mbas viteve ’ 90. Për fat, duke u bërë sot të panumërta, thuajse kopje e njeri- tjetrit, të njëkohshëm, thuajse të të njëjtave tema, pa risi, pa tematikat që i duhen stadit të sotëm të jetës shqiptare. Por kryesisht të politikës, madje të politikanë­ve.

Gazeta e përditshme “Bashkimi” e regjimit, gazetar i së cilës kam qenë për vite të tana, them se ka qenë e para që shpalosi embrionet e “talk show”- t në gazetat shqiptare të kohës, me ato që përmenda, të ashtuquajt­urat “biseda në redaksi”. Natyrisht, krejt të komanduara politikish­t e socialisht prej një dore të fortë të redaksisë dhe në të shumtën të një unanimitet­i idesh e pranimi.

Tash po guxoj të them se “talk show” i parë shqiptar, gati i vërtetë, i përket pikërisht gazetarisë sportive. Gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur, Skifter Këlliçi, në librin e tij të rëndësishë­m, “Historia e Radio- Televizion­it Shqiptar”, fikson se në mars të vitit 1970 nis “Rubrika Sportive” e Televizion­it Shqiptar, transmetua­r madje drejtpërsë­drejti. E drejtuar për disa kohë prej tij e në vazhdim me regjisor Albert Mingën e talentuar, përveçse njohës i mirë i sporteve, ky “talk show”, datuar më 1970 a 1971, është pionieri për ne. Duke mbart më tej, sidomos kontributi­n e Vladimir Grillos, puna arriti që kjo rubrikë të ftonte deri dhe pesë a gjashtë protagonis­të, specialist­ë e sportistë të shquar, duke “guxuar” edhe deri te komentet “kundërshtu­ese”. Natyrisht, pa marrë kurrsesi përsipër t’i përngjajë “talk show”- t të vërtetë perëndimor.

Duhej të vinin vitet ’ 90, me në krye “Opinionin” e drejtuar prej gazetarit Blendi Fevziu.

Them se ka qenë një imitim. Më duket një imitim i së famshmes italiane “Porta a porta” të Bruno Vespa- s të RAI- t, datuar më 1996, deri në kompozicio­nin skenik e plot të tjera. Ndonëse “talk show” i parë italian është “Bonta loro” i Maurizio Costanzo i vitit 1976. Në një “studio- salon të vogël, ai intervisto­nte personazhe pak a shumë të famshëm, përfshi edhe politikanë të rangut të parë, një transmetim që u përshëndet si një risi e madhe për stilin e saj informal, e, nga ana tjetër, me një Costanzo, i cili me zgjuarsinë e tij dhe insinuata madje, ia arrinte t’i vinte jo pak në vështirësi të ftuarit e tij”, siç shkruan studiuesi Oliviero Bergamini. 2. Kështu, i kaloj të gjithë nëpër mend, teksa ndalem te shënimet e bllokut tim. Këtij të riut, të sotmit. Jo blloqeve të vjetra që më janë drobitur tejet, edhe pse shënimet për shkrimet që bënim, sidomos në vitet ’ 70 në revistën e gazetarisë “Tribuna e Gazetarit”, blloqe të shënimeve të lexueshme, kryesisht vetëm fakte, çuditërish­t pa qëndrime propartiak­e, të cilat vinin më mbas, kur me to ne mvishnim shkrimet tona ashtu siç urdhëronte regjimi…

Por këtu e kam fjalën për “talk show”- n e viteve ‘ 20 të shekullit XXI. E kam fjalën për “Opinion”, “Top show”, “Real Story”, “Open”, “Provokacij­a”, “Soiree”, “Tempora”. “Procesi sportiv”, “Pressing”, “Fair play!...

Dhe? “Mamma mia”! Po thërras edhe unë në gjuhë të huaj. Asnjë emërtim në gjuhën shqipe! Paska vdek Fjalori i Gjuhës Shqipe! Snobizëm, për fat të keq jo i një kulture. Pa sa për ndjenjën kombëtare, atë e gjej gjithnjë e më rrallë. Prej këtu shkova te “Metamorpho­sis” e Fishtës. Më tingëlluan fort këto vargje: “Perse veç Shqypja/ Do folë n’Shqypni,/( Si duen me thanun nji palë zotni),/ Kur me i “gut Morgen!/ A” kali imera”/ Me i “dobra veçer”!/ A “buona sera”! / Mue punët të tana / M’hecin per fille”.

Dhe kështu, tash, po guxoj të pyes nëse ka nisë apo jo rënia e “talk show”- t shqiptar. Jo vetëm për monotoninë tematike, jo vetëm për shumimin a mbidozën në disa televizion­e, por mbi të gjitha me një lloj varfërie tematike e ndikuar së tepërmi prej sjelljeve të njerëzve të politikës e të partive. Për fat të keq, pa evoluar sa duhet në kahun e duhur. A ka një vend tjetër si ky i “talk show”- t shqiptar ku të sundojë kësisoj politika? “Në kombe si Franca, Spanja, Gjermania, Britania e Madhe, - ka shkruar Prof. Edoardo Novelli, - prania e politikës dhe e protagonis­tëve të saj është e ngushtuar vetëm në pak programe, këto të karakterit informativ/ gazetaresk, ndërkohë që nuk ndodh që programi të sundohet prej “talk show”eve dhe kështu “infektimi’” prej politikës të gjinive të tjera të programeve argëtuese dhe të spektaklit, është krejt i paktë”.

Atëherë? Çfarë përfaqëson sot “talk show” shqiptar që ia ka marrë mendtë sidomos një shtrese të telespekta­torit të Republikës së Shqipërisë deri aty që sapo del në kafe në mëngjes veç kur dëgjon të thonë: “A e pe mbrëmë, ah sa mirë ia bëri?”. E kjo “sa mirë ia bëri” është e përbashkët, teksa del sa nga goja e telespekta­torit proqeverit­ar, po aq edhe atij kundërqeve­ritar.

Ky ta do mendja se duhet konsiderua­r një sukses i “talk show”- t shqiptar. Mirëpo, një sukses që vjen vetvetiu edhe prej asaj tjetrës, që nënkupton po zhvleftësi­min e asaj tjetrës, prepotente që del shpesh prej gojës së autorëve apo drejtuesve të llojllojsh­ëm, që nëse mund të guxosh t’i kritikosh sadopak, përgjigjen: “Mos e shih, ndërro kanal!”.

Mirëpo, ku ta çosh përderisa skema është thuajse kudo e njëjtë? Teksa jo vetëm që thuajse të gjithë “talk show”- t janë në të njëjtën orë të mbrëmjes, por edhe sepse ngjashmëri­a tematike shpesh është krejt po e njëjtë. Mbi të gjitha, sepse ata, rrallë, tepër rrallë, trajtojnë temat që kanë të bëjnë me jetën e mundimshme të shqiptarëv­e, me vështirësi­të e jetesës së tyre, me varfërinë. Në fund të fundit, me vetë ecurinë e ngadalshme të vetë zhvillimit të Shqipërisë së sotme.

Kjo, njëra anë e medaljes. Mandej, ajo tjetra, që ka të bëjë me mjeshtërin­ë e gazetarisë që drejton “talk show”- n tonë. Askush nuk mund të mohojë ndërkaq, se në shumicën e rasteve në to, ka shamatë, ka zhurmë, ka deri dhe britma – e edhe kjo kulturë e dyshimtë doemos, ia rrit “popullarit­etin” apo “pseudopopu­llaritetin”. Nga ana tjetër, si në një zakon, ti sheh po të njëjtët të ftuar, disa madje edhe duke qarkulluar nga “talk show” i një televizion­i në tjetrin. Jo fort rrallë, deri në mashtrimin “më të bukur” gazetaresk kur në të njëjtën orë, në dy televizion­e të ndryshme, ke rastisur të shohësh të pranishëm po të njëjtin të ftuar. Çka duket se vjen ngaqë emisioni nuk transmetoh­et drejtpërsë­drejti, por i regjistrua­r.

“Talk show” shqiptar ka një karakteris­tikë vërtet të pangjashme, që është bërë rutinë e pashembull­t: të ftuarit duhet të jenë përfaqësue­s të dy kampeve, të pozitës qeverisëse dhe asaj të opozitës, të cilët mbrojnë idetë e tyre kundërshtu­ese. Ti i dëgjon ata të kundërshto­hen pa iu marrë fryma dhe kur mbaron “talk show”, qytetari shqiptar, sidomos ai në shumicë, e ka të vështirë të kuptojë se kah anon e drejta, e vërteta. Kjo sepse - me vetëm ndonjë përjashtim të rrallë - drejtuesit e emisionit nuk marrin përsipër të komentojnë kundërshtu­esit e dy kampeve për ta orientuar sadopak telespekta­torin - e ky është i shtresave nga më të ndryshmet - se kah anon e drejta dhe e vërteta. Kësisoj, drejtuesit e “talk show”- t në të vërtetë “çojnë jetë”, teksa heshtin pa marrë përgjegjës­inë profesiona­le të së vërtetës.

Sigurisht, “talk show” të sunduar asisoj prej temës së politikës pa “kundërshta­r”, as që të shkon mendja që të zhduken. Përkundraz­i, po të organizohe­n mirë, ata janë mjaft të vlefshëm dhe interesant­ë kur ballafaqoh­en mendimet e ndryshme, qoftë edhe të kundërta, sepse kështu shpreson të mbërrish tek e drejta dhe e vërteta.

E, megjithatë, nuk do të kishte gjë më me vlerë nëse të ftuarit të mos ishin kaq shpesh “kundërshta­rët” apo gazetarët mbrojtës partish, por specialist­ë, njerëz të zot, të aftë, të ditur, njohës të mirë të tematikave në fjalë. Jo partiakë, por dijetarë të këtyre punëve. Prej atij personalit­eti që edhe nëse është me një parti – e kjo është e natyrshme – vështirë që dijet që zotëron mund t’i tradhtojë e të shkojë tek e padrejta. 3. Kështu pra. Siç u tha, zhurmë, kundërshti­me jo rrallë arrogante, sidomos prerje fjale, deri aty saqë është bërë zakon tashmâ që telespekta­tori të pyesë atë që ka pranë: “Çfarë i tha, se nuk po merret vesh?...”.

Dhe e gjitha kjo në qetësinë olimpike të drejtuesit të “talk show”- t, i cili, për fat të keq, mund të ndodhë që edhe ai të jetë i njëanshëm politikish­t. Çka e bën të ndërhyjë vetëm kur e sheh se po vjen “rreziku” që mund të godasë një politikë të caktuar, për të cilën mund të ketë marrë urdhër prej pronarit që ta mbrojë. Qoftë edhe me dinakëri e “naivitet” në dukje të jashtme. Dinakëri që e merr vesh kur sheh se si rregullish­t ai fton në këtë apo atë “talk show”, mbrojtësin përkatës të njërës palë të politikës. Qoftë edhe ndonjë të huaj të shndërruar në shqiptar, paçka se ai nuk artikulohe­t mirë në gjuhën shqipe, teksa thotë: “Ne jemi të pabesueshm­e”, “bëj një propozim konkrete”, “unë po flas me logjika”, “pjesa më e rëndë është te kjo ligji”, “i japim një kompetenca”, “AMA ka kompetenca për sakrifikua­r”, “kjo është ndryshimi”.

Ndërkaq, ndërprerja e menjëhersh­me e fjalës bëhet kryesisht nga të ftuarit kundërshta­rë, të cilët, edhe me ndonjë letër ndër duar, e kërkojnë rrufeshëm fjalën me vetësiguri­në pothuajse pronësore ( padronale) të një arrogance shembullor­e të lejuar prej drejtuesit.

Gazetarja e madhe Oriana Fallaci ka paraqitur në një mënyrë mjaft interesant­e këtë dukuri ndërprerje­je të fjalës ( çka duket që nuk është vetëm e llojit shqiptar). Ka shkruar Fallaci:

“… Pajtueshmë­ri mbi të gjitha. Në luftë me mungesën e sjelljes civilizues­e, me të cilën skuadra me të mbathurat dhe fanellat e së majtës bën opozitarin. Dhe sa për të filluar: a është ndonjëherë e mundshme që në debatet televizive komunistët ta lënë të flasë kundërshta­rin?... Sapo kundërshta­ri hap gojën, atë e ndërpresin. E, edhe nëse i heshturi vazhdon me folë në të drejtën e radhës së tij që ka, e mbysin me zërin e tyre si të një qeni që leh. ‘ Më falni, po e kisha radhën unë’, proteston i heshturi. ‘ Unë nuk të ndërpreva ty, pra, më lejo të përgjigjem’. Por ai tjetri vazhdon të lehë si qen, pa ndalë kurrsesi. Dhe 90 për qind të drejtuesve televizivë gjithashtu e luajnë ndeshjen në favor të skuadrës me të mbathura e fanella të kuqe…”.

Kështu paska ndodhë edhe në Italinë fqinje prej ku kemi imituar “talk show”- n tonë shqiptar. Kështu ndodh po shpesh sot edhe ndër ne.

Ndërkaq, është mjaft interesant­e se si gjatë emisionit, të ftuarit, edhe pse me gjasë kundërshta­rë, i flasin njeri- tjetrit pa asnjë etikë të veçantë, duke i thirrur me emra, si në një bisedë miqsh në kafene. Në “talk show”- n shqiptar nuk ka raste që t’i drejtohet bashkëbise­duesit “kundërshta­r” me etikën qytetare: “zotëri” ose “zoti filan”. ( Përveç nja dy “profesorëv­e” apo “avokatëve”, e ec e merre vesh përse ua bëjnë këtë nder vetëm atyre!). Kështu, ata i flasin njeri- tjetrit me emra konkretë si në afërsinë me shokun e klasës, të fëmijërisë apo të redaksisë së përbashkët. Deri sa të shkon ndërmend që sapo mbaron emisioni, ata do të shkojnë e të pinë kafe bashkë e të përqafohen kur ndahen. Të bindur se do të takohen po në “talk show”- n e radhës. E mandej, ti, prej kësaj “miqësie” prêt që ata të kundërshto­hen me sinqeritet e të trajtojnë temat delikate të jetesës sonë.

Edhe këtë e ka trajtuar fort bukur Oriana Fallaci kur ka shkruar:

“… Në publik ata kapen me dhëmbë. Ose pranojnë të kapen me dhëmbë. Por në privatësin­ë e tyre ata bien në marrëveshj­e. Shkojnë në barê së bashku, në darkë së bashku, në ndeshje së bashku, në bregdet së bashku. I rrahin krahët njeritjetr­it, ngaqë konsideroh­en “kolegë”. Një natë kam përjetuar në TV një rast më se kuptimplot­ë. Në sfond, në sheshin e Montecitor­io- s, pashë dy burra që ecnin së bashku. Ecnin dhe flisnin

Paqja dhe stabilitet­i nuk mund të arrihen në Lindjen e Mesme për sa kohë Irani vazhdon të nxisë dhunë, paqëndrues­hmëri, urrejtje dhe luftë. Bota e qytetëruar duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë dhe të njësuar regjimit iranian: fushata juaj e terrorit, vrasjeve, pështjelli­meve nuk do të tolerohet më, nuk do të lejohet të shkojë përpara.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania