Panorama (Albania)

Loja me faljen e dënimeve përjetë, kush është gjykatësja e preferuar e “të fortëve”

Genci Tafili, Ilir Paja dhe Endrit Dokle gëzojnë liri të plotë

- XHENTILA GJOSHI

Enkeleida Hoxha njihet si një gjyqtare që jep vendime në favor të të dënuarve për krime të rënda, si brenda dhe jashtë vendit.

Përveç vendimit që ka dhënë dy ditë më parë për lirimin e të dënuarit me dy burgime të përjetshme, gjyqtarja ka liruar nga burgu edhe Genci Tafilin e Ilir Pajës. Të dyja këto vendime janë dhënë nga gjyqtarja Hoxha, e cila prej vitesh ushtron funksionin e saj në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Më 7 nëntor të vitit 2017, Enkeleida Hoxha liroi nga burgu Genci Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Genc Tafili është liruar në vitin 2017 me kusht nga Gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, pasi kreu 17 vite burg. Po në nëntor të 2017- ës, gjyqtarja Enkeleida Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën "UFO" nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tri herë. KUSH ËSHTË GENCI TAFILI Lirimi me kusht i Genci Tafilit është dhënë pasi kreu 17 vite burg. Ai është vëllai i Admir Tafilit, i njohur në botën kriminale për shumë ngjarje të rënda. Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin, u dënuan për vrasjen e komisarit të Policisë, Arben Zylyftari. Genc Tafili kreu 17 vite burg, nga 25. Ngjarja, për të cilën ai u akuzua dhe dënua, ndodhi në vitin 2000, ku vrau me armë komisarin Zylyftari. Por si u vra Zylyftari? Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit 2000, ku u vra kreu i Policisë së Shkodrës, familja e Bahri Tafilit e akuzoi ish- shefin e Krimeve në atë kohë, Prelë Pjetrushin, i cili kishte organizuar edhe operacioni­n për kapjen e të kërkuarit. Familja Tafili ka pretenduar se komisari Arben Zylyftari u vra nga dora e Prelë Pjetrushit dhe jo nga armët e Tafilajve. KUSH ËSHTË ILIR PAJA

Në të njëjtën ditë që gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, vendosi lirimin e Genci Tafilit, i dënuar për vrasjen e Arben Zylyftarit, ajo firmosi daljen nga burgu edhe të Ilir Pajës, i akuzuar për plagosjen e rëndë të një efektivi të njësisë operaciona­le të Policisë, më 6 mars të vitit 2008. Paja po arrestohej për llogari të autoritete­ve italiane që e kërkonin pas arratisjes nga burgu, ndërsa ishte i dënuar për dy vrasje. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë shqiptare, në tentativë për t'u larguar, i kërkuari përplasi dhe plagosi rëndë efektivin e Policisë, Blendi Haxhimali. Ky po e ndiqte me motor, në pritje të ndërhyrjes së kolegëve të tij. Vetëm pak para se të arrestohej në Tiranë pranë "Rrugës së Dibrës", Paja kishte mundur të arratisej nga një ambulancë e Policisë italiane të Burgjeve.

 ??  ??
 ??  ?? Endrit Dokle, i dënuar si pjesë e Bandës së Durrësit me burgim të përjetshëm, i cili fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Krujës Ne foto:
Endrit Dokle, i dënuar si pjesë e Bandës së Durrësit me burgim të përjetshëm, i cili fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Krujës Ne foto:
 ??  ?? Gjyqtarja Enkeleida Hoxha
Gjyqtarja Enkeleida Hoxha
 ??  ?? Genci Tafili
Genci Tafili
 ??  ?? Ilir Paja
Ilir Paja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania