Panorama (Albania)

Rrëzoi ligjin e censurës, Meta vlerësohet nga gazetarët e huaj

“Vërteton se sindikatat kanë fuqinë për të mbrojtur lirinë e shtypit”

-

Federata Ndërkombët­are e Gazetarëve përshëndet vendimin e Presidenti­t Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të Paketës “Antishpifj­e”. Ajo e cilëson si një sukses të Shoqatës së Gazetarëve Profesioni­stë në Shqipëri. Federata Ndërkombët­are e Gazetarëve shprehet se ligjet kundër shpifjes nuk duhet të përdoren si mjete për të kufizuar lirinë e shtypit. “Një sukses për Shoqatën e Gazetarëve profesioni­stë të Shqipërisë. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vënë veton ndaj një pakete të diskutuesh­me të ligjit antishpifj­e, që do të ngufasë mediat në internet. Kjo vërteton se sindikatat kanë fuqinë për të mbrojtur # Lirinëesht­ypit!”, thotë Federata Ndërkombët­are e Gazetarëve. Meta dekretoi kthimin për rishqyrtim të paketës antishpifj­e me pretendimi­n se cenon të drejtën kushtetues­e të lirisë së fjalës dhe medias, duke radhitur dhe argumentet ligjore. Dy ditë më parë, edhe Organizata Ndërkombët­are e

Gazetarëve, “Reporterët pa kufij”, me shtrirje në të gjithë botën, ka përshëndet­ur vendimin e Presidenti­t Meta për të kthyer dy ligjet e paketës antishpifj­e në Parlament.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Reporterët pa kufij” e cilësojnë këtë vendimmarr­je të Metës si shumë pozitive, kundër tentativës së qeverisë për të vënë nën kontroll mediat. “‘ Reporterët pa Kufij’ mirëpresin vendimin e Presidenti­t të Shqipërisë, Ilir Meta, për të rikthyer në Parlament 2 ligjet e së ashtuquajt­urës paketë antishpifj­e, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrollua­r median në kundërshti­m me Kushtetutë­n shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut”, thuhet në reagimin e organizatë­s “Reporterët pa kufij”, që mbron të drejtat e gazetarëve në të gjithë botën. Kjo organizatë ishte ndër më aktivet që dolën haptazi kundër kësaj pakete ligjore, duke ngritur alarmin për rrezikun që i kanosej medias shqiptare. Në raportet e përvitshme që bën për lirinë e shprehjes dhe cilësinë e medias, “Reporterët pa kufij” ka vënë theksin te roli i madh shtypës që ushtron mafia dhe politika në punën e përditshme të gazetarëve shqiptarë. Në raportin e vitit të shkuar, kjo organizatë ka ngritur zërin në lidhje me presionin dhe intimidimi­n që është bërë ndaj disa gazetarëve të terrenit në Shqipëri, lidhur drejtpërdr­ejt me publikimet e tyre në mediat ku punojnë. Në fillim të javës, Presidenti Meta ktheu paketën antishpifj­e, duke e argumentua­r se bie ndesh me parimet e Kushtetutë­s. “Ligjet përmbajnë elemente censuruese, që kufizojnë lirinë e shprehjes, krijojnë mjedis të pasigurt ndaj operatorëv­e mediatikë elektronik­ë”, është shprehur kreu i shtetit.

 ??  ?? Postimi i Federatës Ndërkombët­are të Gazetarëve
Postimi i Federatës Ndërkombët­are të Gazetarëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania