Panorama (Albania)

Nga Visar Zhiti tek Ela Tase e Jorgo Papingji, personalit­etet me pension të posaçëm

Nga poeti Visar Zhiti te legjenda e futbollit Shyqyri Ballgjini, fitojnë pensionin special, emra të tjerë mbeten të përjashtua­r

- TIRANE

Viti 2020 vjen me lajme të mira për 14 artistë, sportistë dhe ish- të përndjekur, të cilët në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, të marrë më 24 dhjetor të vitit që lamë pas, kanë fituar të drejtën për pension të posaçëm.

Për sa i përket kulturës, piktori i filmit Shyqyri Sako, i cili vitin që lamë pas çeli edhe ekspozitën e tij personale “Duke pikturuar filmin” në Qendrën për Hapje dhe dialog, mundi ta merrte pensionin e posaçëm vetëm në moshën 83- vjeçare, pavarësish­t kontributi­t të gjerë në kinematogr­afi. Po ashtu, pensioni i posaçëm është miratuar edhe për poetin Visar Zhiti. Në bazë të vendimin nr. 894, Këshilli i Ministrave ka vendosur “dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Visar Hekuran Zhiti, në masën e katërfishi­t të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishti­n e pensionit social”. Është aprovuar pensioni i posaçëm edhe për shkrimtari­n Ago Nezha, “Mjeshtër i Madh”, i njohur edhe për kontributi­n e gjerë në Shoqatën Kulturore Atdhetare “Labëria”. Ndonëse është dëgjuar apeli i bërë publikisht nga autori i këngëve Jorgo Papingji, duket se qeveria ka lënë mënjanë figura të tjera të kulturës, si shkrimtari për fëmijë Gaqo Bushaka.

ISH- SPORTISTËT QË NDERUAN SH

QIPËRINË Në fletoren zyrtare, mes emrave figuron edhe sportisti Shyqyri Ballgjini, i cili ka luajtur shumicën e viteve të karrierës me “Dinamon”. Ballgjini, i cili mban dhe titullin “” Legjenda e futbollit shqiptar” është konsiderua­r si një nga sulmuesit më të mirë në epokën e tij, duke shënuar më shumë se 100 gola në Kampionati­n Kombëtar dhe më shumë se 50 në ndeshjet për Kupën e Republikës. Nga futbolli, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 890, është atribuuar pension i posaçëm dhe për trajnerin dhe futbollist­in Faruk Sejdini. Nga sporti i jepet pensioni special edhe ish- volejbolli­stes Ela Tases, e cila mban titullin “Mjeshtre e merituar”. Tase ka qenë 16 herë kampione kombëtare në volejboll, 14 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, 10 herë fituese e anketës sportive “10 sportistët më të mirë të vendit”. Ajo është cilësuar volejbolli­stja më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave. I konsiderua­r si artisti i basketboll­it, pensioni i posaçëm i është atribuuar edhe Viktor Papavangje­lit. Nga muzika i është njohur e drejta për pension të posaçëm këngëtarit Hysni Zela, vëllait të artistes Vaçe Zela. Vendimi për pension të posaçëm i marrë nga qeveria një ditë përpara Krishtlind­jeve ka përfshirë edhe ishsportis­tët Valentina Shehi, Ndriçim Spahiu, Rauf Dimraj dhe Edgar Prifti.

ISH- TË PËRNDJEKUR­IT Për sa u përket ish- të përndjekur­ve, pension të posaçëm ka fituar edhe Zenel Drangu, i cili është dënuar gjatë sistemit komunist me 25 vite burg arratisje, të cilat i ka kaluar në burgun e Spaçit. Drangu, gjatë periudhës së burgut, ka punuar si minator, si dhe ka qenë pjesë e “Revoltës së Spaçit” të zhvilluar në datat 21– 23 maj 1973. Aktualisht, ai mban postin e kreut të shoqatës së ish- të përndjekur­ve në qytetin e Shkodrës.

 ??  ??
 ??  ?? Visar Zhiti, shkrimtar
Visar Zhiti, shkrimtar
 ??  ?? Shyqyri Sako, piktor filmi
Shyqyri Sako, piktor filmi
 ??  ?? Shyqyri Ballgjini, ish- futbollist
Shyqyri Ballgjini, ish- futbollist
 ??  ?? Ela Tase, ish- volejbolli­ste
Ela Tase, ish- volejbolli­ste
 ??  ?? Jorgo Papingji, autor tekstesh
Jorgo Papingji, autor tekstesh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania