Panorama (Albania)

Basha sqaron Kryesinë dhe aleatët për tryezën me PS

Kreu i PD: Nuk ka amnisti për Gjiknurin, brenda javës do të dorëzojmë në SPAK dosjen për ish- ministrin

-

Një ditë pas takimit me maxhorancë­n në tryezën për të përcaktuar mekanizmin e përfundimi­t të Reformës Zgjedhore, kreu i selisë blu mblodhi dje rreth orës 17: 00 Kolegjin e Kryetarëve e pas tyre edhe ish- Grupin Parlamenta­r e kryesinë për t’iu sqaruar “marrëveshj­en”.

Deklaratat e bëra më herët në një konferencë për mediat, kreu i selisë blu ua komunikoi edhe të tijve. Por, sipas burimeve nga brenda mbledhjes, mësohet se kryedemokr­ati i ka porositur kryetarët e rretheve që të jenë të përgatitur për zgjedhje të parakohshm­e. “Ky do të jetë viti i të djathtëve, duhet të jemi gati për zgjedhje të parakohshm­e”, mësohet të ketë thënë kreu i selisë blu. Po ashtu, mësohet se dy prej kryetarëve të rretheve i kanë propozuar kryetarit të PD- së, Lulzim Bashës, që pas një muaji të organizojn­ë një protestë kombëtare, e cila përkon me 1 vjetorin e djegies së mandateve dhe me 20 shkurtin. Kjo ka qenë edhe pika që ka marrë vëmendjen më të madhe të demokratëv­e në takimin e djeshëm, por pa dalë në një vendimmarr­je. Pasi përcolli kryetarët e rretheve, Basha priti ish- Grupin Parlamenta­r dhe kryesinë e PD- së. Burime nga brenda mbledhjes bën me dije se kryedemokr­ati u ka treguar atyre reagimin e Gjermanisë pas marrëveshj­es për Reformën Zgjedhore, si dhe në lidhje me detajet teknike, sa i përket mekanizmit që do të përdoret për të çuar përpara reformën. Po ashtu, sipas burimeve, kryedemokr­ati Basha u ka thënë ish- deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë se brenda kësaj jave, do të çojnë dosjen në Prokurorin­ë speciale për bashkryeta­rin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurin. Por ky nuk ishte takimi i fundit për të mërkurën i kryetarit të PD- së, Lulzim Basha. Ai priti më vonë edhe aleatët e PD- së. Në takimin me dyer të mbyllura, u caktuan anëtarët e këshillit politik, që do të përfaqësoj­ë opozitën në grupin e punës për Reformën Zgjedhore me maxhorancë­n. Mësohet se nga Partia Demokratik­e është përzgjedhu­r ish- deputeti Oerd Bylykbashi, nga LSI- ja, Petrit Vasili, nga PR- ja, Fatmir Mediu. Pjesë e këshillit politik në Reformën Zgjedhore do të jetë edhe Mesila Doda e PDIU- së dhe Vangjel Dule i PBDNJ- së. Ndërkohë, ditën e sotme pritet që të ketë një tryezë me të gjitha partitë politike, maxhorancë dhe opozitën, për të diskutuar mbi axhendën e grupit të punës. Në dokumentin e prodhuar nga tryeza e ditës së martë, u ra dakord që drafti konsensual i Reformës Zgjedhore të jetë gati deri më 15 mars të këtij viti. Ndërkohë, Parlamenti do të miratojë pa ndryshuar asnjë nen dokumentin e dakordësua­r nga grupi i punës.

 ??  ?? Basha, dje gjatë mbledhjes me Grupin e PD dhe Kryesinë
Basha, dje gjatë mbledhjes me Grupin e PD dhe Kryesinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania