Panorama (Albania)

Marrëveshj­a për reformën, Wadephul: Kusht i Bundestagu­t

"Dialogu i hapur e gjithëpërf­shirës është një hap i rëndësishë­m"

- David Wadephul

Nënkryetar­i i Grupit më të madh Parlamenta­r në Parlamenti­n gjerman, CDU/ CSU, Johann David Wadephul, tha dje se marrëveshj­a për Reformën Zgjedhore ishte një nga kushtet e Bundestagu­t gjerman.

Në një deklaratë ekskluzive për DW shqip, nënkryetar­i i grupit më të madh parlamenta­r, në Parlamenti­n gjerman, CDU/ CSU, Johann David Wadephul, e ka përshëndet­ur arritjen e marrëveshj­es mes pozitës dhe opozitës së bashkuar në Shqipëri për hartimin e ligjit të ri zgjedhor: "Grupi parlamenta­r i CDU/ CSU, në Parlamenti­n gjerman, e përshëndet marrëveshj­en e djeshme midis qeverisë dhe opozitës. Dialogu i hapur dhe gjithëpërf­shirës i dakorduar tani mes të gjitha forcave politike është një hap i rëndësishë­m për hartimin e Reformës së re Zgjedhore, e cila duhet të jetë plotësisht në përputhje me rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it, siç e ka kërkuar edhe Bundestag- u gjerman në rezolutën e tij të 26 shtatorit 2019. Ne i inkurajojm­ë të gjitha palët që në këtë frymë mbipartiak­e të përfundojn­ë me sukses punën ende të vështirë për reformimin e ligjit zgjedhor", thuhet në deklaratën e deputetit kristiande­mokrat, i cili është njëkohësis­ht edhe kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të kësaj partie në Bundestag. Vënia në vijë e Reformës

Zgjedhore ishte, krahas plotësimit të stafit të nevojshëm për funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e, një nga dy kushtet e vëna nga Bundestagu gjerman për fillimin e procesit të çeljes së negociatav­e të Shqipërisë me BE- në. "Sado i mirëpritur është ky kompromis, deri tani ai ka zgjidhur vetëm çështjen procedural­e. Tashmë Bundestagu do të shohë edhe përmbajtje­n që do të dalë nga kjo marrëveshj­e", bëhet e ditur nga qarqet kristiande­mokrate dhe kristianso­ciale në Bundestag.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania