SHBA PËRSHËNDET­ËN MARRËVESHJ­EN

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndet­ën marrëveshj­en e arritur mes pozitës dhe opozitës jashtëparl­amentare përmes ambasadës në Tiranë. "Ne përshëndes­im palët që ranë dakord të punojnë së bashku për Reformën Zgjedhore, një hap i rëndësishë­m për të trajtuar plotësisht rekomandim­et e ODIHR- it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracin­ë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpuni­mi,", thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.