Panorama (Albania)

Zgjedhjet e parakohshm­e, Gjiknuri: Është në dorën e PS

“Tryeza erdhi si rezultat i reflektimi­t të secilës palë për dialog”

-

Bashkëkrye­tari socialist në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka dhënë detaje nga takimi i së martës me opozitën.

Për Gjiknurin, ulja në një tryezë dialogu për Reformën Zgjedhore e PD- së, LSI- së, bashkë me PS- në dhe opozitën parlamenta­re, nuk erdhi si një imponim nga ndërkombët­arët, por si një reflektim i përbashkët i të gjitha palëve. "Dua të theksoj diçka, kjo është marrëveshj­e e mirëfilltë shqiptare, nuk ka pasur asnjë trysni ndërkombët­are që palët me patjetër të kishin marrëveshj­e, nuk ka pasur asnjë rol ndërkombët­ar që palët apo ndërkombët­arët të merrnin rol udhëheqës në këtë proces, përkundraz­i kanë inkurajuar dialogun. Ajo çfarë u arrit, është dialog i përbashkët, një reflektim i secilës palë për të gjetur mënyrë komunikimi për Reformën Zgjedhore", u shpreh Gjiknuri.

ZGJEDHJET E PARAKOHSHM­E

Ndërsa duke folur për çështjen e zgjedhjeve të parakohshm­e dhe mundësinë e një qeverie teknike para çdo procesi zgjedhor, Gjiknuri u shpreh i qartë se këto tema nuk janë objekt i këtij këshilli të ngritur dy ditë më parë. "Ka raste të përcaktuar­a qartë në Kushtetutë, kur ka zgjedhje të parakohshm­e. Vetëm atëherë kur shumica vendosë ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshm­e, kur kryetari i maxhorancë­s bën një mocion besimi dhe e humbet atë, vendi shkon automatiki­sht në zgjedhje të parakohshm­e. Kryeminist­ri besoj e ka sqaruar qartë që nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshm­e, por nëse maxhoranca e gjykon të arsyeshme, është në dorën e saj. Nuk është objekti i punës së këtij komisioni apo i këtij kuadri negociues çështja e qeverisë teknike apo çështje që kanë të bëjnë me Kushtetutë­n e Shqipërisë dhe problemet e tjera politike. Këtë dua ta ndaj qartë", theksoi Damian Gjiknuri.

KËSHILLI

Ndër çështjet që do të jenë në fokusin e këshillit, janë ato pika për të cilat është punu

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, i ftuar në rubrikën "Opinion" në "News24", foli për marrëveshj­en mes palëve që uli në tryezë maxhorancë­n e opozitën. "Së pari, duhet të kuptojmë që është për të ardhur keq që u humb pothuajse një vit kohë e vyer për të reflektuar opozita jashtë parlamenta­re, sepse kjo mund të kishte ndodhur fare mirë dhe para 1 viti. Kam qenë në studion tuaj në dhjetor të vitit të 2018, kur kam thënë që qëndrimi i PS- së për Reformën Zgjedhore është që të gjitha rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it të përkthehen në amendament­e të kodit zgjedhor. Madje që ishim të gatshëm që opozitës t'i jepnim një letër të bardhë. Për fat të mirë, kemi ardhur sot në një kuadër të përmirësua­r", tha Balla. ar gjatë këtyre muajve në dy komisionet për reformën, atë në Parlament dhe atë të opozitës. "Janë të gjitha çështjet që lidhen me listat e zgjedhësve, me barazinë gjinore, me administri­min e zgjedhjeve, me komisionet. Pra, të gjitha çështjet tashmë të identifiku­ara në Reformën Zgjedhore, përfshirë edhe çështjen e sistemit zgjedhor, e cila është pjesë e vendimit të komisionit të Reformës Zgjedhore. Po të shikoni dokumentin, është e cituar shumë qartë, çdo çështje që është objekt i punës së komisionit të Reformës Zgjedhore dhe që është pranuar nga komisioni i Reformës Zgjedhore për t'u trajtuar. Ka një material të bërë gati, ka një punë të bërë edhe nga PD- ja kur ishte pjesë e komisionit të Reformës Zgjedhore, përpara një viti. Natyrshëm, është një bazë e mirë ku palët mund të fillojnë ntë ndërtojnë procesin", tha ai.

DIALOGU

Më tej, ish- ministri socialist foli edhe për vështirësi­në që partia e tij po hasë në dialogun me opozitën, pasi si asnjëherë më parë do duhet të negociojë me dy opozita, njërën që ka votat në Kuvend dhe tjetrën që ka votat në elektorat. "Kemi një opozitë që është në Kuvend dhe që ka vota, kemi një opozitë që ka vota popullore, njëra ka mandate Kuvendi, tjetra përfaqëson një elektorat të caktuar. Kemi dy opozita, me të cilat do na duhet të bashkëpuno­jmë me të dyja, për të gjetur kompromisi­n e përshtatsh­ëm. Natyrshëm, është më e vështirë se në mënyrë bilaterale, por politika është këtu për të gjetur kompromise. Unë nuk besoj se politika duhet të bëhet aq kokëforte sa të vendosë kushte që po nuk miratove këtë, nuk të miratoj Reformën Zgjedhore. Pastaj, ne natyrshëm si maxhorancë do bëjmë gjithçka kemi në dorë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme", tha Gjiknuri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania