"Pjesëmarrj­a ime në tryezë, një mesazh për gratë"

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Bashkëkrye­tarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, e ka cilësuar si historike për femrat shqiptare prezencën e saj në tryezën mes maxhorancë­s dhe opozitës. Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari vë në pah faktin se në tryeza të tilla të politikës shqiptare, asnjëherë nuk ishte ulur një femër dhe për të ky është një mesazh që roli i femrës shqiptare në shoqëri nuk njeh limite. Deputetja demokrate thekson më tej se do e vazhdojë betejën e saj për të rritur rolin e femrës në shoqërinë dhe politikën shqiptare. Në këtë reagim, një ditë pas tryezës me PD- në, LSI- në dhe PS- në, Hajdari nuk ka dhënë detaje për qëndrim që do të mbajë, teksa disa nga kolegët e saj në Kuvend u deklaruan kundër marrëveshj­en, duke e cilësuar si pazarin e radhës. "Deri më sot, shumë pak gra në politikë kanë qenë prezente në marrëveshj­e madhore politike. Për mua, ky moment është i rëndësishë­m për çdo grua dhe vajzë që më shikon. Është një moment i rëndësishë­m për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk ka limite në shoqërinë tonë, se ne jemi të drejtpërdr­ejta dhe interesat tona shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit. Çdo grua që lufton në politikë, në një mënyrë apo tjetër, ka përgjegjës­i për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë, për rolin e rëndësishë­m që ajo ka në shoqëri", shkruan Rudina Hajdari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.