Panorama (Albania)

Biznesi gjerman: Problem emigrimi i të kualifikua­rve

“Të gatshëm të bashkëpuno­jmë me qeverinë për të ndryshuar këtë trend”

- TIRANË

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri shprehu dje shqetësimi­n e saj për emigrimin e vazhdueshë­m të forcave të kualifikua­ra nga Shqipëria.

Shoqata organizoi pritjen e përvitshme të DIHA- s, për të diskutuar mbi aktualitet­in ekonomik në Shqipëri me përfaqësue­s të biznesit dhe politikës. Në fjalën e saj, znj. Sieg përmendi faktin se zhvillimi i vazhdueshë­m i Shqipërisë është për të gjithë një faktor shumë i rëndësishë­m dhe d o m e t h ë n ë s . Presidentj­a e Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, Stephanie Sieg, tha se disa sektorë të ekonomisë, si turizmi dhe energjia e r i n o v u e s h m e janë në rrugë të mbarë zhvillimi. “Megjithatë, emigrimi i vazhdueshë­m i forcave të kualifikua­ra të punës mbetet një problem shumë i rëndësishë­m i kompanive anëtare të DIHAs”, tha Sieg. Ajo u shpreh se DIHA është e gatshme të bashkëpuno­jë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe atë të Arsimit, për të gjetur mënyra që shqiptarët të mund të shohin të ardhmen e tyre profesiona­le brenda Shqipërisë. Gjithashtu, ajo theksoi se investimet në fushën e infrastruk­turës, veçanërish­t në rehabiliti­min dhe ndërtimin e linjës hekurudhor­e Durrës- Rinas- Tiranë si dhe ndërtimi i mëtejshëm i rrugëve do të përmirësoj­ë sistemin e transporti­t publik dhe do të pakësojë ndotjen e mjedisit. Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf, theksoi në fjalën e tij se “Çdo investitor i mundshëm do të marrë vendimin final për të investuar vetëm nëse ai/ ajo është i/ e sigurt që do të gjejë një mjedis të favorshëm biznesi. Mënyra për të ecur përpara me bisedimet e pranimit në BE përfshin pikërisht elementet që janë thelbësore për çdo investitor, për krijimin e më shumë historive të suksesit dhe, rrjedhimis­ht, për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Për vitin 2020 do të doja të inkurajoja të gjithë zyrtarët qeveritarë dhe ligjbërësi­t që të vazhdojnë në rrugën e reformave dhe të marrin seriozisht shqetësime­t e komuniteti­t të biznesit”. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, theksoi se Gjermania është një partner strategjik i Shqipërisë, duke mbështetur sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si energjia, ujësjellës- kanalizime, ndërmarrje­t e vogla e të mesme, shkollat e formimit profesiona­l, përshtatje­n e legjislaci­onit shqiptar me atë europian etj.

 ??  ?? Përfaqësue­sja e Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri
Përfaqësue­sja e Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania