Panorama (Albania)

Irani pohon gënjeshtrë­n për avionin, Presidenti kërcënon ushtarët e BE

-

Protestat masive në Teheran, që po zgjasin prej disa ditësh, janë drejtuar kundër qeverisjes së vendit, pas zbulimit se një avion me 176 njerëz në bord, i nisur nga Teherani për në Kiev, ishte rrëzuar gabimisht nga Ushtria iraniane. Ministri i Jashtëm i vendit, Mohammad Javad Zarif, ka pranuar se zyrtarët e Republikës islamike kanë gënjyer popullin e tyre në ditët pas incidentit, duke thënë se avioni kishte rënë për shkak të një gabimi teknik. Në një samit në Nju Delhi të mërkurën, Zarif fajësoi "injorancën dhe arrogancën" që nxisin kaosin në Lindjen e Mesme. Megjithatë, ai pranoi se iranianët ndiheshin të zemëruar për rrëzimin e avionit. "Gjatë netëve të fundit, ne kemi pasur njerëz në rrugët e Teheranit, që protestoni­n kundër faktit se ata ishin gënjyer për disa ditë", tha Zarif. Ai vlerësoi Ushtrinë iraniane që ishte "mjaftueshë­m e guximshme për të pranuar fajin". Zarif tha se ai vetë dhe Rouhani kishin mësuar se një raketë kishte rrëzuar avionin vetëm të premten, sipas CBC, duke ngritur kështu pyetje se sa fuqi ka qeveria civile iraniane në teokracinë shiite të vendit. Garda Revolucion­are e Iranit e dinte që në momentin e incidentit se raketa e tyre kishte rrëzuar avionin me pasagjerë. Garda i përgjigjet vetëm liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, i cili pritet të kryesojë lutjet e së premtes në Iran për herë të parë në disa vite, për shkak të zemërimit të krijuar për rrëzimin e avionit. Për shkak të tensioneve të krijuara me SHBAnë, që nga tërheqja e Presidenti­t Trump prej paktit nuklear me Iranin dhe sanksionet që pasuan, pakti nuklear nuk është respektuar plotësisht as nga palët e tjera. Pas vrasjes së gjeneralit iranian nga SHBA- ja, Irani u zotua se nuk do të limitojë më pasurimin e uraniumit, me gjithë thirrjet nga Europa për të mos e bërë këtë. Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe vendosën për aktivizimi­n e mekanizmit për mosmarrëve­shje lidhur me paktin bërthamor, veprim që mund t'i kthejë në fuqi sanksionet ndërkombët­are kundër Republikës islamike. Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka paralajmër­uar se ushtarët europianë në Lindjen e Mesme mund të jenë në rrezik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania