Panorama (Albania)

Meta në Reçak: T’ua kujtojmë atyre që e mohojnë masakrën

“Sakrifica e dëshmorëve, motiv për një Kosovë më të fortë”

- TIRANE

Presidenti Meta mori pjesë dje në akademinë përkujtimo­re “Mos harro Reçakun”, që u zhvillua në “Shtëpinë e Kulturës” të Komunës Shtime, në kuadër të Ditës Përkujtimo­re të Gjenocidit ndaj Shqiptarëv­e në Kosovë.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit kërkoi që kjo ngjarje shumë e rëndësishm­e në historinë e shqiptarëv­e të Kosovës të mos harrohet, por të përkujtohe­t si një simbol që përbën kthesën në historinë e luftës së vitit 1999. Në fjalën e tij, Presidenti tha se prezenca në këtë event duhet të vlejë edhe si një kambanë për të gjithë ata që tentojnë ta mohojnë Masakrën e Reçakut, duke sjellë në vëmendje deklaratën e Presidenti­t serb, Vuçiç, pak javë më parë, që e cilësoi këtë ngjarje si një trillim. “Nderojmë martirët e Masakrës së Reçakut, të cilët janë simboli i një sakrifice tejet sublime të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Jemi këtu për të kujtuar se si një popull fisnik, i fortë dhe paqedashës, u ka rezistuar me çdo sakrificë të gjitha përpjekjev­e sistematik­e për ta asgjësuar dhe shpërngulu­r nga trojet e lashta. Jemi sot këtu për të kujtuar se si drejtësia gjen vendin e saj në histori, duke dhënë si shpërblim të merituar, edhe pse me një çmim jashtëzako­nisht të lartë, lirinë dhe pavarësinë e një populli. Jemi këtu për t’i kujtuar kujtdo që tenton ta mohojë këtë krim, se kjo është prova dhe dëshmia më flagrante historike e një krimi kundër njerëzimit, e një gjenocidi të kryer për fat të keq në zemër të Europës. Ndodhemi sot këtu, për të kujtuar se të vërteta të tilla, si Masakra e Reçakut, nuk duhen harruar, edhe si domosdoshm­ëri për të mos lejuar përsëritje­n e tyre në të ardhmen”, tha Meta. Presidenti, në fjalën e tij, çmoi lart edhe diplomatin amerikan, William Walker, për denoncimin që i bëri asaj ngjarjeje, teksa theksoi se sakrifica e të gjithë dëshmorëve duhet të vlejë për një Kosovë më të mirë në të ardhmen, që jeton në paqe me fqinjët. “Kjo masakër ishte një tragjedi që shokoi botën, zgjoi ndërgjegje­n e mbarë opinionit ndërkombët­ar dhe vuri në veprim diplomacin­ë botërore, duke ndryshuar rrjedhën e historisë. Ndaj, përjetë i jemi mirënjohës ambasadori­t William Walker, i cili i gjendur menjëherë në vendin e krimit, e përcaktoi atë ngjarje me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit! Ishin këto tri fjalë që tronditën botën, që e detyruan të kthente sytë nga gjenocidi që po ndodhte në Kosovë dhe të bënte çdo gjë për t’i dhënë fund atij. Unë jam sot i lumtur që këto sakrifica ia kanë vlejtur dhe që vij në një Kosovë të pavarur, demokratik­e, në një Kosovë e cila jam i sigurt që i ka të gjitha mundësitë për të qenë një shembull i bashkëjete­sës, i pajtimit dhe i ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët europiane në rajonin tonë. Prandaj, besoj se sakrificat e dëshmorëve e në mënyrë të veçantë sakrificat e gjithë atyre viktimave të pafajshme, të martirëve të Reçakut dhe të të gjithë atij gjenocidi që ndodhi në Kosovë, janë një motivim i fortë për Kosovën për të ecur edhe më e vendosur në rrugën e lirisë, në rrugën e pavarësisë, të forcimit të institucio­neve demokratik­e e për të qenë një shembull i bashkëpuni­mit rajonal”, u shpreh Presidenti.

 ??  ?? Presidenti Meta, gjatë ceremonisë përkujtimo­re për masakrën e Reçakut
Presidenti Meta, gjatë ceremonisë përkujtimo­re për masakrën e Reçakut
 ??  ?? VARRIMI I VIKTIMAVE TË MASAKRËS SË REÇAKUT
VARRIMI I VIKTIMAVE TË MASAKRËS SË REÇAKUT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania