Panorama (Albania)

Si u masakruan 45 banorët e Reçakut mëngjesin e 15 janarit 1999

-

Mëngjesit e 15 janarit 1999, formacione­t e Policisë Speciale Ushtarake dhe paraushtar­ake serbe kishin rrethuar fshatin e Reçakut. Të mbijetuari­t tregojnë se ishte ora 6: 30 e mëngjesit kur forcat serbe nisën të godisnin fshatin me artileri të rëndë, prej vendeve të quajtura “Pishat”, “Gështenjat”, “Rrasa e Çallakut” dhe nga “Çesta” përmbi Reçak. Më pas janë futur në fshat dhe kanë nisur bastisjet shtëpi për shtëpi. Banush Azem Kamberin ishte i pari që u arrestua në oborrin shtëpisë së tij dhe u ekzekutua në oborrin e fqinjit, më pas i presin kokën, e cila nuk u gjet në vendin e krimit. Fshati u kontrollua dhe një pjesë e tij u dogj. Sipas dëshmive, drama me e tmerrshme u zhvillua në shtëpinë e Sadik Osmanit. Shumë familje ishin mbledhur në bodrumin e shtëpisë dhe në ahurin e lopëve për t’u fshehur. Serbët e kishin rrethuar shtëpinë, kishin kontrollua­r bodrumin nga ku kishin nxjerrë jashtë meshkuj dhe kishin mbyllur me çelës gratë dhe fëmijët si dhe kishin nxjerrë jashtë nga ahuri të gjithë meshkujt e tjerë, rreth 30 vetë. Sipas dëshmive, 30- 40 policë ishin rreshtuar në kodër. Meshkujt e nxjerrë nga ahuri janë shtrirë në tokë dhe janë rrahur në mënyrë barbare me kondakët e armëve, shqelma, drurë, zinxhirë dhe sende tjera të forta. Më pas, sipas dëshmitarë­ve, ishte kryer një komunikim me radiolidhj­e të drejtuesve të këtij opresioni. Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, diku në mesditë, këta burra i marrin në rresht për një dhe i nisin në drejtim të malit dhe te “Gropa e Bebushit”, ku ndodheshin ata që kishin komunikuar në radio. Në rrugicën e “Gropës së Bebushit”, ashtu siç kanë qenë duke ecur në kolonë, burrat janë ekzekutuar. Numri total i viktimave të asaj ditë në fshatin e Reçakut ishte 45 vetë.

 ??  ?? Masakra e Reçakut
Masakra e Reçakut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania