Panorama (Albania)

Mustafa i çon kërkesat Kurtit, duan Kryeparlam­entarin derisa të marrin Presidenti­n

Kreu i LDK: S’ka arsye të diskutojmë nga tri orë, takimi i radhës duhet të jetë për marrëveshj­e

- Isa Mustafa

Formimi i qeverisë në Kosovë po duket një mision i pamundur për LDK dhe Vetëvendos­jen, për shkak të propozimev­e të papranuesh­me reciprokis­ht që palët po paraqesin për njëra- tjetrën.

LDK ka publikuar kundërofer­tën për Vetëvendos­jen, pas një propozimi të bërë publik prej tyre një ditë më parë, duke kërkuar një post, që tashmë Albin Kurti ka deklaruar se nuk do ta japë, atë të Kryeparlam­entarit. Anëtari i kryesisë së LDK- së, Avdullah Hoti, ka publikuar ofertën që ia kanë dorëzuar të mërkurën Lëvizjes Vetëvendos­je. Hoti ka thënë se kanë kërkuar Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidenti­t e pastaj Kryepalame­ntari i kthehet LVV- së, nëse Presidenti­n e merr LDK. Numri i ministrive mbetet 12, vetëm se bëhen disa ndryshime në strukturë. Deri në zgjedhjen e Presidenti­t, VV- ja do ta ketë Kryeminist­rin, nënkryetar­in e parë të Kuvendit, zëvendëskr­yeministri­n e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq LDK- ja do të ketë kryetarin e Kuvendit, nënkryetar­in e dytë të Kuvendit, zëvendëskr­yeministri­n e parë dhe pesë ministri. Pas zgjedhjes së Presidenti­t, të propozuar nga LDK- ja, VV- ja do të ketë Kryeminist­rin, Kryetarin e Kuvendit, nënkryetar­in e parë të Kuvendit, zëvendëskr­yeministri­n e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq LDK- ja do të ketë Presidenti­n si kandidat të saj të propozuar ( por që si President vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutë­s), si dhe nënkryetar­in e dytë të Kuvendit, zëvendëskr­yeministri­n e parë dhe 5 ministri. Kreu i LDK- së, Isa Mustafa, ka folur pas publikimit të ofertës. “Ajo është ofertë që ne e kemi trajtuar gjatë bisedave tona, ne kemi kërkuar që LVV- ja pas datës 26 të sqarojë pozicionin e saj lidhur me partnerite­tin e mëtutjeshë­m dhe si e shohin ata vendin e LDK- së në këtë partnerite­t. Së pari, të sqaroj që ne nuk duam të bëjmë asnjë marrëveshj­e për bashkëqeve­risje nëse nuk është marrëveshj­e partnerite­ti, në të cilën dy palët do të ndiheshin të fuqishëm për aq sa kanë marrë besimin e qytetarëve të Kosovës. Në këto biseda ne e kemi dhënë pozicionin e saj për mënyrën sesi të përafrohem­i dhe gjejmë zgjidhje, pa marrë parasysh si e cilësojmë në si zgjidhje politike, si ofertë ose si bazë për arritje të marrëveshj­es, ato kanë qenë qëllime të tona dhe kemi prit se LVV- ja do t’i mirëpresë në mënyrë që vendi të ketë zgjidhje nga zgjedhjet”, ka deklaruar ai. Kreu i LDK- së thotë se nuk e kanë vlerësuar atë që ka propozuar LVV- ja. “Ne nuk kemi pse ta vlerësojmë atë që na ka shkruar Vetëvendos­ja sepse ne në qoftë se e trajtojmë në organet tona trajtohen vetëm parimet, mbi të cilat ne vazhdojmë të bëjmë biseda, në asnjë rast nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, ndryshim, këmbim të ministrive, por kemi kërkuar marrëveshj­e të partnerite­tit, prandaj si të tillë nuk e shqyrtojmë një pozicionim të tillë, por i trajtojmë qëndrimet tona. Qëndrimi i këshillit ka qenë ky, që ne të kemi këto pozita dhe çdo ndryshim nuk mund të bëhet pa marrje verifikimi në organet tona”, tha ai. sipas Mustafës, nuk kanë arsye të ulen më me LVV- në e të diskutojnë nga tri orë, pasi takimi i ardhshëm, sipas tij, duhet të bëhet për të arritur marrëveshj­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania