LVV publikon deklaratën e Mustafës pro Konjufcës

Panorama (Albania) - - BOTA -

Zyrtari i Sekretaria­tit për Media i Lëvizjes Vetëvendos­je, Erzen Vraniqi, ka publikuar një video të një deklarimi të liderit të LDK- së, Isa Mustafa, ku përmend themelimin e institucio­neve të reja, të drejtuar nga LVV- ja. Mustafa thotë se LDK- ja do të votojë kandidatin për postin e kryetarit të Kuvendit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendos­je. “Me Kushtetutë i takon partisë së parë që ta bëjë propozimin për Kryetar të Kuvendit. Në qoftë se do ta kemi një kandidat që e propozon VV- ja, ne jemi marrë vesh që deputetët tanë ta votojnë atë kandidat në mënyrë që të mos krijojmë pengesa kushtetues­e për konstituim­in e Kuvendit”, është shprehur Mustafa. I pyetur nëse dikush e propozon dikë nga LDK për Kryeparlam­entar, duke përmendur Vjosa Osmanin, ai ka thënë se do të votohet vetëm nëse LVV do të propozojë një kandidat të tyre për Kryetar të Kuvendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.