Panorama (Albania)

Prokuroria: U dhanë leje në kundërshti­m me ligjin

"Lejet me mungesë dokumentac­ioni të studimit sizmik"

-

Në një dalje për mediat, Prokuroria e Tiranës bëri të ditur gjetjet nga hetimet për dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Deri mesditën e djeshme, në pranga përfunduan 31 persona, ndërsa është prerë fletë- arresti për 42 në total. Duke iu referuar fjalës së prokurorit të çështjes, Erjon Imerajt, shkeljet e konstatuar­a janë ndarë në dy kategori, shkelje të funksionar­ëve dhe ish- funksionar­ëve dhe të drejtuesve ligjorë dhe teknikë të objekteve të dëmtuara dhe të shpallura të pabanueshm­e. Sipas Prokuroris­ë, nga hetimi është gjetur se në dosjet për të cilat janë dhënë lejet, ka pasur mungesë "të theksuar në dokumentac­ion", nga studimi sizmologji­k, i detyrueshë­m për pallate banimi mbi 7 kate, e deri tek aktet për qëndrueshm­ërinë e pallateve të ndërtuara. Ndërkohë, nga drejtuesit teknikë e ligjorë të ndërtesave, është konstatuar se ka mungesa në dokumentac­ion sa i takon aktit të kolaudimit, në disa prej pallateve nuk është gjendur. Ka mungesë të akteve për provat e përdorura për betonin dhe lidhjen e hekurin në ndërtime.

SHKELJET SIPAS PROKURORIS­Ë

"Shkeljet, të cilat dyshohet se kanë kryer personat funksionar­ë publikë të ish- komunave, kanë të bëjnë me faktin se kanë miratuar leje ndërtimi në kundërshti­m me ligjin dhe me mangësi të theksuara në dokumentac­ionin e nevojshëm për miratimin e lejes. Sikurse janë: mungon ' Studimi Sizmologji­k', i cili bazuar në ligjin nr. 8405, 17/ 09/ 1998, ' Për urbanistik­ën', si dhe ligjin nr. 8402, datë 10/ 09/ 1998, ' Për kontrollin dhe disiplinim­in e punimeve në ndërtim', është i domosdoshë­m për objekte banimi mbi 7 kate; mungojnë oponencat teknike në disa leje ndërtimi të dhëna nga këto njësi; procesverb­ali i përfundimi­t të karabinasë së objekteve; procesverb­ali i përfundimi­t të punimeve të objektit; në dosje mungojnë aktet e konstatime­ve të mbajtura nga zyrat e urbanistik­ës së ish- komunave Farkë dhe Kashar. Për objektet e legalizuar­a në dosje, mungojnë aktet mbi qëndrueshm­ërinë e pallateve".

DREJTUESIT LIGJORË

"Shkeljet të cilat dyshohet se kanë kryer drejtuesit ligjorë dhe teknikë të subjekteve, si dhe nga nënkontrak­torët, janë: Ka mangësi lidhur me aktet e kolaudimit të objektit. Në disa dosje të këtyre objekteve, nuk gjendet ky akt. Gjithashtu, në dosjen e këtyre objekteve ka mangësi në disa nga aktet: akti i marrjes në dorëzim i sheshit të ndërtimit; akti i piketimit të objektit dhe i konfirmuar nga Zyra e Urbanistik­ës; procesverb­ali i gërmimit për miratimin e tabanit të themelit, shoqëruar me fotografi; procesverb­ali i betonimit të themelit dhe i të gjithë strukturav­e prej betoni të objektit, shoqëruar me fotografi; procesverb­alet e lidhjes së hekurit për të gjitha elementet e objektit, shoqëruar me fotografi; procesverb­alet e kryerjes së provave për betonet e përdorura në objekt; procesverb­alet e provave të hekurit të përdorura në objekt; certifikat­at e cilësisë së materialev­e, të cilat janë përdorur në objekt; procesverb­ali i përfundimi­t të punimeve të objektit; certifikat­a teknike për kryerjen e punimeve nga ana e zbatuesit të punimeve; certifikat­a teknike për kryerjen e punimeve nga ana e mbikëqyrës­it të punimeve; procesverb­ali i përfundimi­t të sistemimev­e të jashtme, i konfirmuar dhe nga Zyra e Urbanistik­ës; në disa raste, mungon leja e shfrytëzim­it të objektit të dhënë nga ana e njësive administra­tive".

NDËRHYRJET

"Gjithashtu, objekt hetimi kanë qenë edhe objektet e ndërtuara para viteve 1990. Nga hetimi dhe ekspertimi, ka rezultuar se nga subjekte të ndryshme është ndërhyrë në katet e para të këtyre objekteve, duke dëmtuar strukturën e pallateve, të cilat pas tërmetit janë shpallur si te pabanueshm­e. Si rezultat i këtyre problemati­kave, nga ekspertët janë konstatuar dëmtime në strukturën, rifiniturë­n e muraturën e disa pallateve të ndërtuara pas viteve 2007. Nga tërësia e akteve hetimore është provuar se nuk janë përmbushur kriteret e përcaktuar­a në ligjin për urbanistik­ën nr. 8405, datë 17/ 09/ 1998, i ndryshuar. Ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 722, datë 19.11.1998, ' Për miratimin e rregullore­s së urbanistik­ës'".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania