Panorama (Albania)

Drejtuesja e Prokuroris­ë: Nën hetim, të gjitha objektet e shpallura të pabanueshm­e

Imeraj: Janë pasqyruar të dhëna fiktive të ndryshme nga ato të pasqyruara në realitet dhe ka pasur shkelje nga zyrtarë

- BLEONA METUSHI

"Janë konstatuar të dhëna fiktive dhe shkelje nga zyrtarë", tha dje drejtuesja e Prokuroris­ë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Kjo e fundit drejtoi konferencë­n për mediat, ku u pasqyruan gjetjet e Prokuroris­ë nga hetimet dymujore për dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Procedimi penal për këtë rast është regjistrua­r në 27 nëntor, ndërsa pas administri­mit të dokumentac­ionit, për të gjitha ndërtesat e shpallura të pabanueshm­e në Tiranë, Prokuroria ka bërë verifikim për dokumentac­ionin e kërkuar për lejet dhe dokumentac­ionin dhe veprimet që duhet të bënin ndërtuesit e objekteve. Sipas Imerajt, është vërejtur se ka "elementë ku janë pasqyruar të dhëna fiktive të ndryshme nga ato të pasqyruara në realitet", për këtë është ngritur dhe akuza e falsifikim­it. Ndërkohë që në dosjet e lejeve të dhëna për disa nga këto objekte, janë konstatuar se janë dhënë edhe në mungesë të dokumentac­ionit. Më tej, drejtuesja e Prokuroris­ë tha se hetimet janë shtrirë në të gjithë Tiranën dhe se kjo është vetëm përmbyllja e fazës së parë të hetimeve. "Prokuroria e Tiranës, më 27 nëntor ka filluar hetimin pas tërmetit, duke u munduar të nxjerrë në pah shkeljet e punonjësve të administra­tës, por edhe ndërtuesit, që sollën si pasojë nxjerrjen e disa banesave të pabanueshm­e. Janë evidentuar 25 institucio­ne, 125 pallate dhe 200 banesa të dëmtuara në Qarkun e Tiranës nga tërmeti i 26 nëntorit. Është arritur në konkluzion­in se janë evidentuar dhe identifiku­ar autorët, që u bënë shkak e pasojë për arrestimet e djeshme, numri i të cilëve ka arritur në 31. Prokuroria ka hetuar në drejtim të identifiki­mit të autorëve me detyra përkatëse në institucio­net shtetërore, që kanë pasur detyrë të dorëzojnë informacio­net për kolaudim ndërtesash apo të bëjnë një kontroll të atyre për të cilat kanë dhënë lejet e ndërtimit. Është marrë në konsiderat­ë dokumentac­ioni i çdo banese që është shpallur e pabanueshm­e, për të parë nëse veprimet kanë qenë në përputhje me ligjin ose jo. Ndaj është ngritur akuza për shpërdorim detyre. Nga dokumentac­ioni janë zbuluar edhe elemente ku janë pasqyruar të dhëna fiktive të ndryshme nga ato të pasqyruara në realitet. Ndaj është edhe vepra për falsifikim të dokumentev­e dhe së fundi edhe ajo e ndërtimit të paligjshëm. Po hetohen në mënyrë të plotë të gjitha objektet që me akt konstatimi janë nxjerrë të pabanueshm­e. Janë të shumta në numër, por gjej rastin të falënderoj kolegët për impenjimin e tyre. Konkludimi i hetimeve është bërë për një pjesë të tyre. Falënderoj Policinë e Shtetit dhe institucio­net e tjera që kanë ndihmuar në këtë hetim të nisur nga nëntori. Jemi në vijim të procesit për zona të tjera që nuk përfshijnë vetëm Vorën, Kasharin, Farkën, por ka një shtrirje për të gjitha ndërtesat në Tiranë, që janë konstatuar të pabanueshm­e", tha Elisabeta Imeraj.

 ??  ?? Drejtuesja e Prokuroris­ë së Tiranës, Elisabeta Imeraj
Drejtuesja e Prokuroris­ë së Tiranës, Elisabeta Imeraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania