Panorama (Albania)

Krimet pa autorë në Lushnjë, shkarkohet shefi i Komisariat­it

Urdhri i Ardi Veliut, pas granatës në zyrën e kryebashki­akut

-

Ngjarjet e rënda të ndodhura gjatë kohëve të fundit në Lushnjë, dyshohet se janë bërë shkak për shkarkimin e tre zyrtarëve të Policisë së këtij qyteti.

Sipas burimeve, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nëpërmjet një urdhri të fundit, ka shkarkuar shefin e komisariat­it, shefin e krimeve dhe shefin e rendit dhe sigurisë në Policinë e Lushnjës. Po ashtu, është bërë edhe zëvendësim­i i tyre. Shkarkimet e tyre mësohet se janë komunikuar ditën e djeshme në institucio­n, ndërsa mësohet se në vend të drejtuesit të komisariat­it, Elton Pepa, është emëruar Adrian Metani. Për të forcuar strukturën e këtij komisariat­i dhe zbardhjen e krimeve, vendin e Kastriot Stafastani­t si shef krimesh e zë Klodian Jashari, ndërsa Ervin Myzeqari si shef rendi, zëvendësoh­et nga Altin Çela.

NDRYSHIMET

Ndryshimet vijnë pas ngjarjeve të shumta mafioze në këtë qytet, duke rikthyer frikën e ngjarjeve të vitit 1997. Pikërisht ditën kur vendi ishte në ceremoni festive për ndërrimin e viteve, në godinën e Bashkisë së Lushnjës ndodhi një krim i rëndë ndaj kryebashki­akut. Ish- shoferi i tij hodhi në zyrë një bombë luftarake, duke plagosur kreun e bashkisë, Fatos Tushen, dhe sekretaren e tij. Ndërkohë, në tetor të vitit të shkuar u ekzekutua në lokalin e tij Besmir Hida, 35 vjeç. Hida ishte daja i Zamir Latifit të vrarë në tetor të vitit 2017 bashkë me Jurgen Hoxhën. Po ashtu, më 14 dhjetor u ekzekutua sërish në lokalin e tij Enver Boriçi, vëllai i Arben Boriçit, i dënuar me burgim të përjetshëm si pjesëtar i bandës së Lushnjës. Enver Boriçi ka qenë gjithashtu pjesë e bandës së Lushnjës. Për të dyja këto vrasje nuk ka asnjë të arrestuar apo të shpallur në kërkim, gjë e cila duket se ka çuar në marrjen e masave për Komisariat­in e Lushnjës.

SULMI NDAJ "SHTETIT"

Lëvizjet e bëra në Policinë e Lushnjës, dyshohet se vijnë si shkak për performanc­ë të dobët në detyrë. Më 31 dhjetor 2019, u shënua ngjarja e rëndë, ku u sulmua edhe godina shtetërore, ajo e bashkisë. Shtetasi Gëzim Saraçi, orët e para të mëngjesit të kësaj date, ka hyrë i qetë dhe i pa ndaluar nga askush në ambientet e Bashkisë Lushnjë. Ai u ka thënë rojave në katin e parë të bashkisë se do të shkonte të takonte pak Fatos Tushen. Gëzim Saraçi ka qenë më herët shoferi i kryebashki­akut. Ndërkohë, sapo ka shkuar në zyrën e Tushes, janë dëgjuar ngritje zërash nga të dyja palët. Saraçi mbante në dorë një granatë ofensive, të cilën ia ka hedhur në zyrë Tushes dhe më pas u largua në drejtim të paditur. Si pasojë e shpërthimi­t të granatës, kryebashki­aku Tushe dhe sekretarja e tij u plagosën, por pa rrezik për jetën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania