Panorama (Albania)

Vrau ndërtuesit në Londër, ekstradohe­t kuksiani

Elton Sefa, i pari që ekstradohe­t në Angli pas marrëveshj­es

-

I riu nga Kukësi, që u arrestua në mars të vitit të kaluar në Xhafzotaj të Durrësit, për një vrasje të kryer në Londër, është shqiptari i parë që u ekstradua drejt Britanisë së Madhe, pas marrëveshj­es së firmosur në vitin 2017. Mediat britanike i bënë jehonë arrestimit të 23- vjeçarit Elton Sefa, i akuzuar për vrasjen e një ndërtuesi, ngjarje e cila fillimisht u dyshua si aksidental­e, por më pas rezultoi të ishte e qëllimshme. Sefa u ekstradua dje drejt Anglisë, ku dhe do të gjykohet e dënohet për ngjarjen mbi të cilën akuzohet. Krimi ka ndodhur më 17 prill të vitit 2018, në Londër. Viktima, John Woodward, 47 vjeç, u gjet i vdekur poshtë një godine, në të cilën po punonte bashkë me autorin e dyshuar. Policia në Londër ka provuar se Sefa e ka goditur 47- vjeçarin disa herë me sende të forta në kokë dhe më pas e ka hedhur nga çatia. Në atë kohë, ai po punonte për riparimin e çatisë së një ndërtese në zonën qendrore të kryeqyteti­t britanik. Siç shkruajnë mediat angleze, krimi kishte ndodhur pas një zënke për motive të dobëta. Që nga ajo kohë, Elton Sefa ishte kthyer në Shqipëri ku jetonte në shtëpinë e familjarëv­e në Xhafzotaj të Shijakut. Hetuesit britanikë menduan fillimisht se 47- vjeçari kishte humbur jetën, pasi kishte rënë nga lartësia. Por ekzaminime­t në trupin e tij shfaqen shenja të goditjeve me sende të forta në kokë. Testet e ADN- së çuan në zbulimin si autor të ngjarjes të 23- vjeçarit shqiptar, i cili tashmë u ekstradua në Britaninë e Madhe me kërkesë të autoritete­ve vendase. John Woodward, 47 vjeç, vdiq pasi u sulmua në punë në "Hatton Garden", në Londër, më 17 prill 2018. Ai u gjet i plagosur rëndë në çatinë e "Mastermelt­s Pressman", rreth orës 14: 40. Policia dhe mjekët e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarj­e, por në orën 15: 07, ai u shpall i vdekur. Sipas ekspertëve mjeko- ligjorë, shkak i vdekjes ishin traumat e shkaktuara nga goditjet në kokë. Detektivët thanë se besonin se ai ishte sulmuar nga një njeri që po punonte bashkë me të në çatinë ku ndodhi ngjarja. Para se të identifiko­hej, i dyshuari përshkruhe­j si një mashkull i bardhë, në mesin e të 20- ave, që kishte veshur një xhaketë blu, një bluzë poshtë saj, xhinse blu dhe çizme pune të zeza. Ai ishte parë nga dëshmitarë­t duke u nisur nga "Hatton Garden" në stacionin "Chancery Lane", rreth orës 14: 15. Më 18 prill 2018, një ditë pas ngjarjes, Policia arrestoi në Londër një 24- vjeçar, i cili dyshohej se e kishte ndihmuar autorin për t'u larguan. Më 5 prill të vitit 2017, Shqipëria plotësoi kuadrin ligjor në fushën e ekstradime­ve me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut. Marrëveshj­a u nënshkrua pas një takimi zyrtar të ish- ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasilit, me ministrin e Shtetit për Sigurinë në Britaninë e Madhe, Ben Wallace. Qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri lidhej me nënshkrimi­n e "Marrëveshj­es së Ekstradimi­t ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut", akt ky që plotëson kuadrin ligjor midis dy vendeve në zbatim të Konventës Europiane për Ekstradimi­n, të vitit 1957.

 ??  ?? I ekstraduar­i, Elton Sefa
I ekstraduar­i, Elton Sefa
 ??  ?? Viktima, John Woodward
Viktima, John Woodward

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania