Panorama (Albania)

TRAFIKIM MINASH ME CELULAR, EKSTRADOHE­T NGA ZVICRA I KËRKUARI

-

Një 43- vjeçar nga Durrësi, që ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar për mbajtje pa leje të bombave, minave ose lëndëve plasëse, është ekstraduar dje nga Zvicra, për të vuajtur në Shqipëri dënimin prej 6 vitesh heqje lirie. Policia e Shtetit tha dje se i ekstraduar­i është Glerjan Hyseni. Ai ishte arrestuar fillimisht në Shqipëri gjatë një operacioni të RENREA- s, të koduar "Cikloni 4", në vitin 2008, por më pas ishte lënë i lirë. Policia tha se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burg, për veprën penale "Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse", e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpuni­m, më shumë se një herë. Më datë 20 mars 2008, nga Drejtoria e Luftës Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë për Krimet e Rënda është finalizuar operacioni i koduar "Cikloni 4", për arrestimin e shtetasve: Glerjan Hyseni, Shkëlqim Gjoka, Adrian Moçka dhe Hysen Hyka. Në një vendim të Gjykatës së Lartë, sqarohet se në kuadër të hetimit nëpërmjet përgjimeve telefonike të autorizuar­a, ka rezultuara se Glerjan Hyseni ishte përfshirë në mënyrë aktive në veprimtari­në e kundraligj­shme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve plasëse, armëve luftarake dhe municionev­e. Prokurori ka vendosur vazhdimin e hetimeve me mjete speciale të hetimit, siç është kryerja e blerjes së simuluar nga ana e Policisë Gjyqësore. Oficerët kanë kontaktuar Hysenin, i cili u ka premtuar se është në gjendje t'u sigurojë një sasi prej 10 bombash të përgatitur­a me lëndë plasëse dhe në gjendje të realizojnë shpërthimi­n në distancë me anë të celularit, si dhe të armëve luftarake kundrejt pagimit të shpërblimi­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania