Panorama (Albania)

Lirimi i Endrit Dokles, neni që mund të ndryshojë burgimet e përjetshme

Prokuroria shkruan në ankimim se kishte humbur besimin që kjo çështje mund të gjykohej në mënyrë të paanshme nga kjo gjyqtare

- BLEONA METUSHI

Neni 65 i Kodit Penal është "drita në fund të tunelit" për të burgosurit me burgim të përjetshëm.

Duke iu referuar këtij neni, që parashikon se të dënuarit përjetë mund të kërkojnë liri me kusht nëse kanë vuajtur tre të katërtën e dënimit, gjyqtarja Enkeleida Hoxha vendosi të lërë në liri Endrit Doklen, i konsiderua­r si një person me rrezikshmë­ri të lartë. Në një ankimim prej 8 faqesh, Prokuroria e Krujës, teksa shprehet se kishte humbur besimin se gjyqtarja Hoxha do të jepte një vendim të paanshëm, argumenton se pse Dokle nuk përmbush kriteret që parashikoh­en në nenin 65. Në çdo rast, thuhet në ankimim, lirimi i një të dënuari me burgim të përjetshëm bëhet në situata të jashtëzako­nshme. "Në çështjen objekt gjykimi rezultoi se kërkuesi nuk plotësonte kushtet e përmendura në nen, çka nënkupton se: nuk provohet ekzistenca e arsyeve të veçanta apo sjelljes shembullor­e, nuk ka vuajtur as 25 vite sipas ligjit para ndryshimev­e dhe as 35 vite sipas ligjit në fuqi nga dënimi i dhënë. Në rastin konkret duhet hequr koha e përfituar me amnisti, rreth 5 vite, kështu që kërkuesi konsideroh­et se ka vuajtur për efekt të nenit 64 dhe 65 të Kodit Penal rreth 20 vite, pra, nuk ka plotësuar kohën e vuajtjes së dënimit", shkruhet në ankim.

GJYQTARJA Kërkesa për përjashtim të gjyqtares Hoxha është bërë nga Prokuroria, pasi është njohur fakti se ka dhënë disa vendime të tjera në favor të kërkuesit. Në ankimim, Prokuroria thotë se mospranimi i kërkesës për përjashtim, ka bërë që të mos garantohet e drejta për një proces të rregullt. "Prokuroria ka paraqitur kërkesë për përjashtim­in e gjyqtares së çështjes, me arsyetimin se pasi është njohur me fashikulli­n e gjykimit ka rezultuar se i njëjti trup gjykues ka gjykuar kërkesa të tjera penale si ndryshimi i llojit të sigurisë së burgut, njohje paraburgim­i, amnistisë, etj, dhe krijoi bindjen e plotë se ky trup gjykues ka paragjykua­r çështjen. Fakte këto që tregonin se kjo gjyqtare nuk krijonte besimin e duhur për të vazhduar të shqyrtonte këtë çështje. Gjykata ka rrëzuar kërkesën për të cilën nuk jemi njohur me vendimin e arsyetuar, por vlerësojmë se në këtë proces nuk u garantua e drejta për një proces të rregullt ligjor dhe të paanshëm", shkruhet në ankim.

RIEDUKIMI Në lidhje me kushtin tjetër që duhet të plotësojë një i dënuar për të përfituar liri me kusht, atë të riedukimit, Prokuroria vlerëson se në rastin konkret nuk është plotësuar. "Në rastin konkret nuk ka fakte që qëllimi i dënimit penal është realizuar me riedukimin e tij. Së pari kërkuesi është dënuar për vrasje me paramendim dhe krime të tjera të rënda. Së dyti, i dënuari e ka kryer në bashkëpuni­m si dhe ka qenë pjesë e formacione­ve të bashkëpuni­mit të veçantë si ' grup i strukturua­r kriminal'. Së treti, lidhur me qëndrimin që ai ka pasur ndaj veprës në përfundim të gjykimit, ka kërkuar pafajësi. Pra, nuk e ka pranuar veprën", argumenton Prokuroria. SHËRBIMI I PROVËS Prokuroria, gjithashtu, thotë se edhe në lidhje me kohën e vendosjes në shërbim prove, Gjykata ka vendosur vendosjen në periudhë provë për 5 vjet, që është në kundërshti­m me vendimin unifikues, sipas të cilit orienton gjykatat me efekt të detyrueshë­m për zbatim: "Në mungesë të një rregullimi të saktë ligjor, koha e provës do të jetë e barabartë me kohën e mbetur të masës së dënimit me burgim, për të dënuarin që lirohet me kusht". Pra, gjykata ka gabuar në zbatimin për analogji të kohës së caktuar, duke referuar parashikim­et te neni 59 i Kodit Penal dhe ka caktuar në mënyrë joproporci­onale dhe ligjore kohën e shërbimit në provë vetëm për 5 vite.

 ??  ?? Gjatë seancave gjyqësore për Bandën e Durrësit
Gjatë seancave gjyqësore për Bandën e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania