Panorama (Albania)

E rrëzoi "Venecia", zbardhen ndryshimet për tapitë me 7501

"Mosplotësi­mi i kritereve , jo shkak për mosligjësi­min e tapive"

- ADA HAZIZOLLI

Në fund të këtij muaji, Agjencia e Kadastrës pritet të kalojë në Kuvend ndryshimet në ligjin "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë", në të cilin përcaktohe­n procedurat për ndarjen e tokës me 7501.

Në draft janë reflektuar shqetësime­t e ngritura pak muaj më parë nga Komisioni i Venecias, i cili i konsideroi nenet 7 dhe 9 të projektlig­jit të paqarta, të pasakta e që mund të çonin në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gazeta mëson edhe përmbajtje­n që do të kenë dy nenet e riformulua­ra.

NDRYSHIMET

Në ndryshimet e hartuara, qeveria është kujdesur që të qartësojë në nenin ku përcaktohe­n kushtet për ligjësimin e tapive, që, edhe në rast mosplotësi­mi, nuk do të ketë penalitete. Pra, plotësimi i kushteve të vendosura nuk do të jetë me patjetër domosdoshm­ëri. Në këtë mënyrë, Agjencia e Kadastrës nuk do të ketë të drejtë të kërkojë shfuqizimi­n e tyre bazuar në kushtet e caktuara në ligjin e ri. Një saktësim është bërë edhe për familjet ish- pronare. Për vlefshmëri­në e titullit të pronësisë, për këto familje, do të mjaftojë vetëm një vërtetim që përfituesi ka qenë banues i njësisë administra­tive para themelimit të kooperativ­ës. "Mosplotësi­mi i kritereve të akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës, të cilat nuk janë listuar në këtë pikë, nuk përbën shkak për mosligjësi­min e AMTP- ve. Në rastin kur nuk gjendet dokumentac­ioni arkivor që tregon pronësinë përpara krijimit të kooperativ­ës/ ndërmarrje­s bujqësore, titulli ( AMTP) konsideroh­et i vlefshëm nëse përfituesi apo trashëgiml­ënësi i tij ka qenë banues i njësisë administra­tive ( fshatit), përpara themelimit të kooperativ­ës/ ndërmarrje­s", thuhet në nenin e ndryshuar. Çfarë vlen të theksohet është se këto janë propozime paraprake dhe se deri në depozitimi­n e ndryshimev­e në Kuvend pritet të ketë ndryshime të tjera. Sa u takon rasteve me shkelje apo abuzive që do të konstatohe­n, dosjet do të referohen në Gjykatë. Pra, atë funksion që deri më sot e kanë pasur komisionit vendore të kthimit dhe kompensimi­t, do ta ketë Agjencia e Kadastrës. Në momentin që do të konstatohe­n parregulls­i apo paligjshmë­ri në dhënien e titullit, rastet do të zgjidhen nga Gjykata. Do të jetë kjo e fundit që do të ketë tagrin për të ligjësuar një tapi të dhënë me 7501 apo për ta shfuqizuar.

KUSHTET PËR TAPITË

Në maj të vitit të kaluar, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, iu drejtua Komisionit të Venecias për mendim mbi ligjin "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë", specifikis­ht nenet 7 dhe neni 9. Këto dy nene autorizoni­n Agjencinë e Kadastrës për të korrigjuar apo shfuqizuar titujt e pronësisë të dhëna ndër vite me anë të ligjit 7501. Sa i takon kushteve të vendosura, në ligj thuhej se tapitë do të konsideroh­eshin të vlefshme nëse familja ka qenë legjitimua­r për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore, atëherë kur toka e përfituar është në territorin e një kooperativ­e apo ndërmarrje­je bujqësore. Dhe çfarë është më e rëndësishm­e, toka e ndarë me AMTP nuk ka qenë e llojit ( zërit kadastral) "truall", "rëra bregdetare" ose "plazhe". Sa i takon nenit 9, aty janë të përcaktuar­a procedurat që do të ndiqeshin për rastet e konstatuar­a me parregulls­i apo abuzive. Kështu, kur sipërfaqja e përfituar ishte më e madhe, poseduesi mund ta blejë atë me çmim tregu. Nga ana tjetër, nëse poseduesi nuk e kërkon, e refuzon apo nuk shlyen vlerën, sipërfaqja shtetërore shtesë kalon për llogari të fondit të tokës bujqësore në administri­m të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore dhe jepet me qira nga kjo e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania