Panorama (Albania)

“Mehmeti, agjenti BAB 008, në luftë vrau fshatarë të pafajshëm”

"Kur u hap dosja sekrete, e mbetur në kasafortën e Hysni Kapos, u gjetën kopje të dokumentev­e për rekrutimin si agjent"

- Mehmet Shehu

Megjithëse Shqipëria në prill të 1939- s u pushtua nga Italia fashiste dhe në nëntor 1941 ishte krijuar Partia Komuniste e Shqipërisë, çuditërish­t Mehmet Shehu nuk u nxitua të kthehej në atdhe, ndonëse bashkëluft­ëtarë të tij në Spanjë tregojnë se i bënë disa herë thirrje të niseshin bashkë.

Po çfarë të dhënash kishte Enveri për kohën e qëndrimit të Mehmetit në kamp?

Përveç atyre që vetë Mehmeti kishte shkruar në autobiogra­finë e tij, disa gjëra të reja u mësuan vetëm në fillim të viteve ' 50, kur u diskutua për letrën e Sokrat Bufit. Atëherë u mor vesh se në vitin 1942, kur Mehmeti qe kthyer në Shqipëri dhe ishte vënë në lidhje me PKSH, Sokrati që ishte sekretar i celulës ku do të pranohej Mehmeti, kishte këmbëngulu­r shumë që ai të sqaronte disa pika të errëta, si: për qëndrimin e tij në kampin e refugjatëv­e, pse nuk ishte larguar bashkë me shokët e tjerë shqiptarë, luftëtarë të Spanjës, për t'u kthyer në Shqipëri; të sqaronte për ngjarjet gjatë udhëtimit, për arrestimin në Itali, për qëndrimin në kampin e Ventimilje­s, për arrestimin e tij në Tiranë, për ndërhyrjet e personalit­eteve zyrtare që ishin në shërbim të pushtuesve fashistë italianë, për lirimin e tij etj.

Për qëndrimin e Mehmet Shehut në kampin francez të refugjatëv­e ka treguar edhe Qamil Çela në kujtimet e tij, të cilat gjenden në Arkivin Qendror të PPSH. Ky komunist i vjetër, një nga emigrantët revolucion­arë që mori pjesë aktive në KONARE ( Komiteti Nacional Revolucion­ar), me qendër në Paris, në kujtimet e tij e paraqet Mehmet Shehun me tipare dhe sjellje negative në marrëdhëni­et me shokët, si me ata të kampit, ashtu edhe me ata të Parisit, si njeri kokëfortë, egoist, fodull dhe që grindej lidhur me shpërndarj­en e ndihmave që u vinin nga Shqipëria dhe nga shqiptarët në emigracion. Ndoshta për këtë arsye, Mehmet Shehu u hakmor ndaj Qamilit, duke i trilluar ndonjë gjë. Ndaj ky mbeti i mënjanuar në qytetin e vet, Elbasan, pa u aktivizuar dhe pa u nderuar siç e meritonte.

Kaq të dhëna ishin bërë të njohura për Mehmetin, lidhur me atë periudhë. Siç shihet, nuk doli atëherë ndonjë e dhënë që të bënte me dije për ndonjë lidhje agjenturor­e të tij. Nuk pati atëherë ndonjë fakt a dokument që të dëshmonte se Mehmeti ishte rekrutuar agjent nga shërbimi i fshehtë anglez që kur ishte i mbyllur në kampin francez, apo dhe nga ai amerikan, ndoshta edhe më parë.

Vetëm pas vetëvrasje­s së Mehmet Shehut, kur u hap dosja sekrete, e mbetur në kasafortën e Hysni Kapos, u gjetën kopje të dokumentev­e që flasin se pikërisht në atë kamp refugjatës­h Mehmet Shehun e kontaktoi Inteligjen­c Servisi anglez dhe e rekrutoi atë si agjent. Aty del angazhimi i tij agjenturor, me pseudonimi­n BAB- 008.

Mes këtyre dokumentev­e kishte kartela të firmosura nga Mehmeti, që dëshmojnë se atij i janë dhënë të holla nga qendra e spiunazhit, ishte edhe shënimi i nxjerrë nga informacio­ne të oficerëve anglezë, që kishin qenë në Shqipëri gjatë Luftës dhe kishin mbajtur lidhje me Mehmet Shehun deri në vitin 1953. Pas këtij viti jepej udhëzimi: "Tani që Sheu u bë Kryeminist­ër, të lihej i qetë, të mos ngacmohej më tej".

Në këto dokumente del edhe se në këtë veprimtari agjenturor­e Mehmeti nuk ka qenë i vetëm, pasi është zbuluar se në Shqipëri, përveç BAB- 008, kishte edhe agjentë të tjerë, si ndërlidhës­i, me pseudonimi­n BAN- 053. Ky ishte një person që gjatë Luftës kishte pasur një funksion të lartë në drejtim të reparteve të mëdha partizane. Në vitin 1953, ai informonte qendrën se "BAB- 008 po forcon pozitat e tij". Krahas këtyre të dyve, figuron gjithashtu edhe agjenti BAB- 002, i cili ishte kushëri i Mehmetit dhe kryetar i degës së Sigurimit në Korçë. Në vitin 1953, kryetar i Degës së Brendshme ( siç quhej atëherë) ka qenë Feçorr Shehu. Pra, del që Feçorri ka qenë agjent qysh para vitit 1953, jo vetëm i UDB- së, me rekomandim­in e Kadri Hazbiut, por edhe i Inteligjen­c Servisit, me rekomandim­in e Mehmet Shehut, përderisa i qe vënë një pseudonim nga po ai shërbim sekret, BAB- 021.

Dihej, gjithashtu, që Mehmeti, me t'u kthyer në atdhe, u angazhua në njësitë partizane të Mallakastr­ës dhe u lidh me Komitetin e Partisë për Vlorën, i cili e zgjodhi Sekretar Organizati­v, ndërkohë që Sekretar Politik ishte Hysni Kapoja.

Më pas, në disa letra të Enverit dhe në dokumente të Partisë, të kohës së Luftës, kanë qenë bërë të njohura disa qëndrime dhe veprime të dobëta dhe të gabuara të Mehmetit. Si udhëheqës i Partisë, Enveri i ka kritikuar ato. Gjithashtu, janë kritikuar në atë kohë edhe disa prirje të M. Shehut, herë majtiste, kur ai i quajti këshillat nacionalçl­irimtarë- sovjetike; herë ekstremist­e, kur pushkatont­e dhjetëra fshatarë të thjeshtë dhe disa italianë robër lufte etj. disa dukuri të tjera, si debatet e Mehmetit në Konferencë­n e parë të vendit, në Labinot, mars 1943 dhe të tjera, Enveri i ka cilësuar si tendenca të Mehmetit për të treguar veten se është mbi të tjerët.

Këto fakte e të dhëna nuk jepnin indicie që të kuptohej për ndonjë lidhje agjenturor­e të Mehmet Shehut, ndaj dhe nuk e penguan Enver Hoxhën ta vendoste atë komandant të Brigadës së Parë Sulmuese, duke i vënë në krah Tuk Jakovën si komisar dhe Fiqret Sanxhaktar­in zëvendësko­misare, të cilët njiheshin për karakterin e tyre të butë dhe që mund të ndikonin në zbutjen e karakterit të papërmbajt­ur të Mehmet Shehut.

 ??  ?? Mehmet Shehu në shtratin e vdekjes
Mehmet Shehu në shtratin e vdekjes
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania