Panorama (Albania)

100 MILIONË EURO PËR 5 YJET, ÇFARË BIZNESI

-

Eden Hazard nuk ka dëshirë që të punojë me trajnerët italianë. Sulmuesi i Realit të Madridit ka sulmuar në mënyrë të hapur Mauricio Sarrin dhe Antonio Konten, me të cilët pati bashkëpuni­m te Çelsi.

Në një intervistë për mediat belge, Hazard vlerëson maksimalis­ht Zidanin dhe thotë se ai ka qenë idhulli i tij.

Ëndrra- "Kur luaja në oborrin e shtëpisë sime, zgjidhja ekipin e Realit dhe Zidan ishte idhulli im. Të shihje ' Bernabeu'- n nga televizori, ishte diçka magjike, pastaj fanella ishte e mrekullues­hme. Unë shkoja në Spanjë për pushime, por jo në Madrid. Të gjithë më flisnin për Realin kur luanim futboll dhe kur shihnim ndeshjet e tyre".

Transferim­i- "Flitej shumë për kalimin tim te Reali i Madridit kur isha më i ri, por nuk kisha kontakte me klubin. Gjithçka ndodhi në 2- 3 vitet e fundit. Pas Botërorit të vitit 2018, doja që të transferoh­esha, por Çelsi nuk më la. Nuk doja ta lija Çelsin me probleme".

Reali- "Kur vjen këtu dhe futesh në zyra, ka roje sigurie në të gjitha anët. Qendra stërvitore është shumë e madhe. Në ditën e parë isha me makinë dhe duhet të udhëtoja 2- 3 minuta për të mbërritur te fushat. E kupton menjëherë që je në një klub kaq të 100 milionë euro në ditët e sotme nuk mjaftojnë ndoshta për të blerë një lojtar, por ja që Reali i Madridit ka bërë biznes dhe ka transferua­r 5 lojtarë, për të ndërtuar një nga mesfushat më të mira në botë. Është e vërtetë, sepse Luka Modriç, Toni Kros, Kasemiro, Isko dhe Valverde kanë kushtuar 100 milionë euro. Për momentin janë një nga repartet që e kanë zili të gjithë dhe Zinedin Zidan është me fat që po i stërvit. Sipas "transferma­rkt", përveç Luka Modriç të tjerët e kanë shtuar vlerën e tyre në treg dhe të gjithë bashkë kushtojnë 230 milionë euro. Një repart i tillë tremb Europën dhe Zinedin Zidan është i bindur që mund të bëjë rrugë në Ligën e Kampioneve. madh që ka një qytet në dispozicio­n për stërvitje. Janë lojtarët më të mirë, është pesha e historisë. Njerëzit në rrugë të thonë vetëm që duan të fitojnë Champions- in. Kjo është kultura e këtij klubi".

Zidan- "Si futbollist­ë, unë dhe ai nuk kemi të njëjtin stil. Ai teknikisht ishte më i mirë se unë. E sheh atë njeri dhe të jep idenë që gjithmonë do t'ia kalosh mirë me të. Më telefonoi në vitin 2016 dhe më tha: Do të ishte mirë që të vije. E kam në mendje këtë ide".

Stërvitjet- "Me Zidanin punojmë gjithmonë me top dhe je i lumtur. Ai flet gjithmonë me futbollist­ët dhe i ndihmon për të dhënë më të mirën në fushën e lojës. Në tri vitet e fundit, unë kam pasur trajnerë italianë si Konte dhe Sarri, por Zidan është shumë ndryshe nga ata. Ai nuk merret shumë me taktikën. Mua më pëlqen shumë të luaj me top, ndërsa ajo pjesa tjetër e stërvitjes më mërzit. Nuk po argëtohesh­a më në futboll gjatë viteve të fundit".

Dëmtimet- "Përpara ndeshjes në La Liga kundër Selta Vigos ndjeva një dhimbje në muskul. Është diçka që më ndodh gjithmonë dhe mendova se do të më kalonte. Zidani dhe doktori insistuan që të bëja provat dhe rezultoi që kisha një dëmtim të vogël. Por ai më la jashtë për 3 javë dhe e humba ritmin e shokëve të skuadrës".

Mbipeshë- "Është e vërtetë dhe nuk dua të gënjej. Unë kur jam me pushime, i shijoj në maksimum. Shtova 5 kilogramë në verë, por jam nga ata persona që shtoj shpejt dhe e humbas shpejt. Te Lila isha 18 vjeç dhe peshoja 72 kilogramë. Kur fitova masën muskulore, shkova 75. Në verën e këtij viti, shkova 80 kilogramë, por i humba në 10 ditë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania