Panorama (Albania)

Eriksen- Zhiru, Interi "zbukurohet" për titullin

-

Udhëtim blic duhet të ishte dhe ashtu ka rezultuar. Piero Auzilio, drejtori sportiv i Interit, u largua në fakt nga selia zikaltër paraditen e djeshme për t'iu drejtuar Londrës, me siguri për arsye merkatoje. Zikaltrit kanë nisur negociatat pikërisht me dy klube të qytetit anglez, Çelsin dhe Totenhemin, përkatësis­ht për sulmuesin Olivie Zhiru dhe mesfushori­n Kristian Eriksen. Pista që do të financohen, për një pjesë të madhe, nga shitja e Gabriel "Gabigol" Barbozës: ekziston me Flamengon, në fakt, një pakt prej 18 milionë eurosh.

ERIKSEN - Arsyeja e udhëtimit, megjithatë, lidhet mbi të gjitha me situatën e të dytit. Me "Spërsat" mendohet të jetë gjetur një pikë takimi, mes kërkesës prej 20 milionësh dhe ofertës interiste: shifra e fundit e propozuar është 12 milionë euro plus 3 si bonuse, për një total prej 15 milionësh. Gjithçka do të diskutohet përpara një tavoline, me Interin që ka në favor një akord të arritur me danezin në skadencë kontrate deri në vitin 2024 dhe dëshiron të përshpejto­jë për ta transferua­r menjëherë në Milano. Ndërkohë, lojtari ka dy akorde me zikaltrit. Të dyja prej 40 milionë eurosh në total si pagë: nëse transferoh­et në verë, do të përfitojë 10 milionë neto në sezon, ndërsa në rast se kalimi përmbushet tani në dimër, 4 milionë plus bonuse deri më 30 qershor, më pas 9 deri në 2024- ën.

ZHIRU - Së shpejti pritet edhe "drita jeshile" për Zhirunë. Çelsi kërkonte 8 milionë euro për francezin, Interi fillimisht ofronte 5. Marrëveshj­a do të gjendet për 4,5- 5 milionë plus 1,5- 2 si bonuse. Sot, menaxheri i lojtarit pritet në Milano, ndërsa vetë lojtari mendohet të zbarkojë në Itali në fundjavë për vizitat mjekësore. E pret një kontratë deri në vitin 2022, pagë prej 4 milionë eurosh plus bonuse deri në qershor, ku do të shtohen edhe dy vite prej 4 milionësh neto në vit plus premio. Antonio Konte e pret si zëvendësue­sin e Romelu Lukakut. Dy vite më pas dhe është sërish trajneri që ndryshon fatet e sulmuesit kampion bote në fuqi, pasi e stërviti te blutë.

SPINACOLA - Ndërkohë që e djeshmja tek Interi pritej të ishte dita e Leonardo Spinacolës. Mbrojtësi i majtë, i kërkuar nga Konte, zbarkoi në aeroportin "Linate" së bashku me menaxherin e tij, Davide Lipi. Autografe dhe foto në dalje nga qendra sportive e Komitetit Olimpik Kombëtar Italian, ku lojtari u drejtua, pasi kreu vizitat e para në klinikën "Humanitas" në kuadër të një shkëmbimi me Mateo Politanon e transferua­r te Roma. Lojtari iu shpreh gazetarëve të pranishëm "Ndihem mirë, flas më vonë". Megjithatë, firma në kontratën e re të lojtarit është shtyrë për ditën e sotme ( normalisht do të vonojë edhe transferim­i i Politanos te Roma). Arsyeja? Spinacola duhet ende të përfundojë vizitat mjekësore që dje filluan me vonesë: ja përse testet janë të programuar­a për sot në qendrën stërvitore "Appiano Gentile".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania