Panorama (Albania)

SI DO NDAHEN Tapitë me 7501, zbardhen ndryshimet në ligjin e ri

S’do jetë Qeveria, por Gjykata ajo që do ndryshojë tapitë me ligjin 7501. Si ndryshon drafti pas kritikave nga Venecia dhe kategoritë që përfitojnë nga nenet e rrëzuara

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se politika monetare stimuluese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka rezultuar e përshtatsh­me në mbështetje­n që ka dhënë në rritjen ekonomike të vendit dhe ruajtjen e stabilitet­it. I pranishëm në forumin dyditor të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, një organizim i përvitshëm i "Euromoney", i mbajtur në Vjenë të Austrisë, Sejko vuri në dukje se stimuli monetar i ka mundësuar Shqipërisë një ambient financiar me norma të ulëta e të qëndrueshm­e interesi, me likuiditet të bollshëm dhe me luhatje të moderuara të kursit të këmbimit, duke nxitur rritjen e konsumit dhe investimev­e private, ka reduktuar çmimin e kredisë, si dhe ka lehtësuar kostot e shërbimit të borxhit për të gjitha segmentet e ekonomisë. "Kjo politikë ka rezultuar e suksesshme, së pari në shmangien e recesionit në periudhën e krizës dhe më tej, në fillimin e rimëkëmbje­s së kërkesës agregate dhe ngritjen e ekonomisë drejt ekuilibrit", u shpreh Guvernator­i. Një tjetër çështje e trajtuar në ditën e dytë të forumit, ishte reduktimi i përdorimit të parasë cash në ekonomi. Ky reduktim synon të përmirësoj­ë efektivite­tin e politikës monetare nëpërmjet dy kanaleve: lehtësimin e mekanizmit të transmetim­it, si dhe krijimin e një hapësire të mëtejshme për manovrim në mjedise me inflacion të ulët. Guvernator­i Sejko vuri në dukje se për vende si Shqipëria, në të cilat përdorimi i parasë cash përbën pjesën më të madhe të pagesave, mbetet e rëndësishm­e që institucio­net të ndërmarrin politika dhe strategji, që stimulojnë publikun në përdorimin e mundësive të pagesave elektronik­e. Në këtë kontekst,

Banka e Shqipërisë ka hartuar projektlig­jin "Për shërbimet e pagesave", i cili synon të ndryshojë sjelljen e publikut ndaj pagesave, adopton direktivën përkatëse të Bashkimit Europian dhe i hap rrugë zhvillimit të produkteve të reja të pagesave. Në ditën e parë të forumit ishin të pranishëm edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, si edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Duke kërkuar mbështetje­n e diasporës, Guvernator­i Sejko tha se ekonomia shqiptare ka vazhduar trendin pozitiv, sistemi i saj financiar është i qëndrueshë­m dhe perspektiv­at e rritjes janë pozitive. "Shqipëria është në hapat e parë drejt ' internacio­nalizimit' dhe ka mjaft potencial për t'u shfrytëzua­r, prandaj shqiptarët brenda kufijve, por dhe diaspora shqiptare, duhet të japin mbështetje­n për ta arritur këtë sukses në të ardhmen". Për të siguruar një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshm­e afatgjatë, shtoi më tej Sejko, Shqipëria duhet të rrisë konkurrues­hmërinë e saj dhe t'i zgjerojë tregjet përtej kufijve, duke përfshirë: lëvizjen ndërkufita­re të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit; lëvizjet e rrjedhshme të kapitalit njerëzor etj. Zgjerimi dhe integrimi në tregjet ndërkombët­are paraqet një sfidë, por njëkohësis­ht edhe një mundësi për vendin tonë.

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
 ??  ?? Dje, gjatë forumit
Dje, gjatë forumit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania