Panorama (Albania)

‘ BAB 008’, Nexmije Hoxha tregon dosjen sekrete në kasafortën e Hysni Kapos: Kur u bë Mehmeti agjent

"Kjo bëri që gjendja e tij shëndetëso­re të rëndohej përsëri, t'i rëndohej sëmundja e zemrës, deri në goditjen fatale"

- Asdasdas Nexhmije Hoxha

Ndërsa po prek një shekull jetë, Nexhmije Hoxha shprehet se vetëvrasja e Mehmet Shehut është e pafalshme. Duke lënë mënjanë aspektin politik që shoqëroi këtë akt të Kryeminist­rit të kohës, e veja e diktatorit shprehet se ajo nuk do t'ia falë atij këtë akt, sepse shkaktoi vdekjen e parakohshm­e të njeriut të saj të shtrenjtë. Në librin e saj "Përjetime dhe meditime në jetën time politike", Nexhmije Hoxha i kushton mjaft hapësirë raportit të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Këtij të fundit i numëron të gjitha "gabimet", që kishin shkaktuar edhe çarje në marrëdhëni­et mes dy njerëzve më të pushtetshë­m në Shqipëri, për të arritur në aktin fatal, në vetëvrasje­n e tij, mbrëmjen e 17 dhjetorit 1981. Ndërsa përshkruan "për

Enver Hoxha ka qenë i bindur se Ramizi është treguar i vendosur dhe i mprehtë gjatë gjithë bashkëpuni­mit të ngushtë me të në luftën kundër revizioniz­mit modern, titist e hrushovian. Nën drejtimin e R. Alisë u botuan 12 vëllime me artikuj kundër revizioniz­mit, të shkruar nga Enveri, nga Ramizi dhe nga grupi i punës i ngarkuar për këtë qëllim, ku bënin pjesë në fillim Sofo Lazri dhe Javer Malo dhe pastaj, me largimin e këtij të fundit si ambasador në Paris, u aktivizua Foto Çami. Po ashtu, Ramizi kishte treguar vendosmëri në zbatimin dhe në mbrojtjen e vijës së Partisë edhe nëpër mbledhje e konferenca ndërkombët­are, si në atë të Moskës, në mbledhjet e KNER- it etj.

Akuza e M. Shehut ndaj Ramiz Alisë ishte një fakt më shumë që tregon se Mehmeti, duke e përmendur atë në letrën që la para vetëvrasje­s, tentoi të ngjallte tek Enveri dyshim dhe mosbesim për Ramizin dhe të krijonte përçarje në udhëheqjen e Partisë.

Të tillë e konsideroi Enveri. I zhytur në mendime, pas një pushimi, duke tundur kokën ai tha:

"Jo, jo, ky s'ka qenë në vete kur i ka shkruar këto, ose i ka shkruar me qëllim të keq për të krijuar turbullira në udhëheqje, për të krijuar dyshime në mendjen time, duke u hakmarrë me të gjithë, duke hedhur sfidën: Apres moi le deluge".

Kështu e tha Enveri, në frëngjisht, atë që në shqip do të thotë: "Pas meje u bëftë kiameti".

Atë natë, duke ndjekur në çdo çast dhe në çdo veprim Enverin, shihja se nga ato që lexonte, ai nervozohej. Këtë nervozizëm e shfaqi edhe në një moment, kur shpërtheu duke thënë:

"Ky njeri na këshillon edhe si ta trajtojmë pas vdekjes dhe që nderimet t'i bëhen si Nako Spirut (!) Por kur u vetëvra Nako Spiru, Partia e dinte se shkak për këtë qenë akuzat e jugosllavë­ve, që e quajtën Nakon armik, agjent etj., kurse Mehmet Shehu nuk u akuzua për gjëra të tilla ( tjetër gjë që i dogji miza nën kësulë).

Shfaqja e këtij nervozizmi tek Enveri tregonte përveç të tjerave edhe se vetëvrasje­n e Mehmetit, edhe letrën që i la, ai po i përjetonte shumë rëndë, me shumë emocion dhe me trishtim të thellë. Ai ndihej tepër i shqetësuar për ta zgjidhur enigmën e kësaj ngjarjeje. Kjo bëri që gjendja e tij shëndetëso­re të rëndohej përsëri, t'i rëndohej sëmundja e zemrës, aq sa ajo e vuri poshtë, i përsëritej shpesh derisa pas 3- 4 vjetësh i shkaktoi goditjen fatale.

Enveri u ndie keq edhe për faktin se vetëvrasje­n e Mehmetit e konsideroi dhe e përjetoi edhe si një tradhti, që ai i bënte miqësisë dhe dashamirës­isë që Enveri kishte treguar në dekada ndaj Mehmetit. Kjo e vrau shumë dhe, siç e kam përmendur, për këtë arsye Enpëlitjet" e Enver Hoxhës në tentativë për të gjetur arsyet e vërteta që e shtynë Mehmet Shehun të vriste veten, ajo nënvizon se e vërteta ishte krejt tjetër. Vetëm më vonë do të botoheshin raportet që Shehu kishte pasur me agjenturën e huaj, angleze dhe amerikane, që në kohën kur ai kishte qëndruar në kampin francez. Sipas saj, Mehmet Shehu njihej nga Intelligen­ce Service me kodin BAB- 008. Ajo thotë që më herët Enver Hoxha nuk kishte pasur dijeni për këtë veprimtari të Mehmet Shehut, edhe pse gjatë viteve të luftës dhe më pas numërohesh­in një sërë gabimesh të tij, për të mos folur për karakterin e tij të vështirë. Sipas Nexhmije Hoxhës, ai kalonte nga ekstremi në ekstrem, duke vrarë fshatarë të varfër e robër lufte. veri ndjeu një zhgënjim tronditës.

Por dua të them se akti i vetëvrasje­s që kreu Mehmet Shehu, përveç aspektit politik, qe i pafalshëm jo vetëm për Enverin, por edhe për mua personalis­ht, për çka i shkaktoi familjes sime, sepse shpejtoi humbjen më të madhe dhe të pazëvendës­ueshme të njeriut tim të shtrenjtë. Dalin anët sekrete të Mehmet Shehut Atë natë, kur komentonte letrën që i la Mehmeti, Enveri ende nuk i njihte motivet e vërteta që e shtynë të vriste veten, as nuk po nxirrte nëntekstin e letrës.

Edhe më pas, Enveri bënte pyetjen: "Pse? Pse e bëri këtë Mehmeti?!" Dhe me një përqendrim intensiv kujtonte dhe analizonte të gjitha ngjarjet e përjetuara së bashku me të dhe debatet që kishin bërë. Enveri sillte ndër mend që Mehmeti kishte gabuar shpesh, si gjatë luftës, edhe pas çlirimit. Ai ishte kritikuar disa herë në Byro dhe në Plenume të KQ. Këto gabime, atëherë Enveri i kishte shpjeguar me karakterin e vështirë, të vrazhdë dhe të papërmbajt­ur të Mehmetit, me prirjen e tij për të kaluar nga një ekstrem në tjetrin, me ambiciet dhe mendjemadh­ësinë, që nxirrnin kokë tek ai. E kisha dëgjuar shpeshherë Enverin të thoshte: "S'e korrigjoi veten ky njeri?!"

Por tani, duke lexuar letrën e Mehmetit, Enveri nisi të shfaqë dyshime për të, bënte lidhjen e shumë fakteve dhe të veprimeve të tij dhe përpiqej të depërtonte më thellë në të fshehtat që mund të kishte ai njeri, por që kishin mbetur të pazbuluara.

Me vetëvrasje­n që bëri, Mehmet Shehu zgjonte vetë dyshime rreth jetës dhe veprimtari­së së vet. Tani po bëhej e qartë se diçka e mundonte atë, diçka për të cilën ai kishte frikë. Ai linte të kuptohej se kjo gjë e kishte munduar edhe më parë, gjatë gjithë kohës. Siç edhe doli, kjo diçka ishte: mëkati që ai kishte bërë dikur, kur e vuri veten në shërbim të agjencive të huaja inteligjen­te dhe frika mos zbulohej, e ka ndjekur gjithë jetën.

Prandaj, gabimet e shumta që ai kishte bërë gjatë luftës dhe në punë, qëndrimet e lëkundura të tij në kundërshti­m me vijën e Partisë, mospranimi prej tij i kritikave, shpërthime­t e tij të nervozizmi­t kur e kritikonin, kalimi nga një ekstrem në tjetrin etj. etj., nuk lidheshin vetëm me karakterin e tij, por kishin shkaqe më të thella.

Shumë gjëra dolën në dokumentet sekrete dhe në botime të arkivave të huaja pas vetëvrasje­s së Mehmet Shehut e më vonë. Ato flasin për implikimin e Mehmetit në veprimtari­në armiqësore. Por para se ato të zbuloheshi­n, Enver Hoxha as nuk kishte si t'i dinte dhe as nuk i kishte lexuar ato dokumente, ndaj nuk ka pasur dijeni që Mehmet Shehu të ishte pleksur me agjentura të vendeve të ndryshme.

Këtë gjë e ka thënë vetë Enveri në një deklaratë të bërë publikisht, kur është folur për veprimtari agjenturor­e të Mehmet Shehut. Në këtë rast, ai ka thënë: "Jo, nuk kishim dijeni".

Sigurisht, për një kohë kështu mund të ishte e më pas, me kalimin e kohës, Enver Hoxha është njohur me të kaluarën e Mehmetit. Dinte, për shembull, që ai kishte ndjekur Shkollën Teknike Amerikane në Tiranë dhe kishte qenë "beniamini" i drejtorit të saj, Harri Fullc, mbështetje­n dhe favorizimi­n e të cilit ai nuk ai nuk e ka fshehur. Për këtë ka folur edhe vajza e Fullcit në kujtimet që ka shkruar.

Gjithashtu, dihej, jo vetëm nga Enveri, por edhe nga Partia dhe nga qytetarë të zonës së Mehmet Shehut, që ky vajti më pas në Itali, në Kolegjin Ushtarak të Napolit dhe prej andej shkoi vullnetari­sht në Spanjë, u arratisën nga kampi francez, Mehmet Shehu ndenji aty- tre vjet.

 ??  ?? ENVER HOXHA, MEHMET SHEHU DHE KADRI HAZBIU ME ANETARET E BYROSE POLITIKE
ENVER HOXHA, MEHMET SHEHU DHE KADRI HAZBIU ME ANETARET E BYROSE POLITIKE
 ??  ?? ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU
ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania