SHKELJET E KONSTATUAR­A NGA PROKURORIA

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

1. Shkelje procedural­e me mospranimi­n e përjashtim­it të gjyqtares Enkeleida Hoxha.

2. I dënuari nuk ka plotësuar kohën e vuajtjes së dënimit për të përfituar liri me kusht Në rastin konkret nuk ka fakte që qëllimi i dënimit penal është realizuar me riedukimin e tij. Së pari, kërkuesi është dënuar për vrasje me paramendim dhe krime të tjera të rënda. Së dyti, i dënuari e ka kryer në bashkëpuni­m dhe ka qenë pjesë e formacione­ve të bashkëpuni­mit të veçantë si "grup i strukturua­r kriminal" Së treti, lidhur me qëndrimin që ai ka pasur ndaj veprës në përfundim të gjykimit, ka kërkuar pafajësi. Pra, nuk e ka pranuar veprën.

3. Vendosja në provë për një periudhë prej 5 vitesh është e gabuar, pasi një vendim unifkues përcakton se koha e provës është e barabartë me dënimin e mbetur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.