Përplasja me Qeverinë, Meta: Pse s’më shkarkon dot maxhoranca

“Maxhoranca nuk më shkarkon dot. Edhe sikur dekreti të ishte antikushte­tues, nuk përbën shkak për shkarkim”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e sheh si një mundësi të mirë për të nisur një dialog konstrukti­v dhe të qëndrueshë­m marrëveshj­en e maxhorancë­s dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Kreu i shtetit komentoi për herë të parë nga Kosova marrëveshj­en e ditëve të fundit mes maxhorancë­s dhe opozitës së bashkuar. Teksa theksoi se viti që sapo lamë pas ishte plot me zhgënjime, ai bëri thirrje për ndërgjegjë­sim të palëve politike për të mos humbur më tepër kohë në drejtimin e integrimit. “Shpresoj se edhe një marrëveshj­e e arritur për çështjen e Reformës Zgjedhore të jetë thjesht fillimi i një reflektimi të thellë dhe i vendosjes së një dialogu strukturor e të qëndrueshë­m për çështje të interesit të përbashkët, që ndihmojnë integrimin europian të Shqipërisë, por edhe që ndihmojnë për një performanc­ë tjetër të shqiptarëv­e në tërësi, në planin e qeverisjes dhe në planin e afirmimit ndërkombët­ar”, tha Presidenti Meta në intervistë­n për emisionin “Rubikon” në Kosovë. Ndërkohë u shpreh besimplotë se drafti i dakordësua­r do të përfundojë brenda afatit të përcaktuar nga të dyja kampet politike. Ashtu si opozita, edhe kreu i shtetit thotë se ka qenë presioni ndërkombët­ar ai që i ka shtyrë palët për t’u ulur në një tryezë, e cila do çojë në përmbushje­n e një prej 9 kushteve të Bundestagu­t gjerman. Por Meta bën diferencën kur thotë se presionin më të madh e ka pasur qeveria, për shkak se ka edhe përgjegjës­itë më të mëdha. “Pa dyshim që ka qenë e njëjta për të gjitha subjektet politike, prandaj jemi këtu, sepse përgjegjës­ia është e përbashkët. Përgjegjës­ia është e mazhorancë­s, e cila kërkon të ushtrojë pushtete që dalin jashtë kufijve që ia përcakton Kushtetuta dhe që dëmtojnë rëndë parimin e balancës dhe kontrollit të pushteteve, që është i domosdoshë­m për një funksionim demokratik të shtetit. Pa dyshim që përgjegjës­ia është edhe e opozitës, e cila zgjodhi rrugën e delegjitim­imit të institucio­neve përmes largimit nga Parlamenti, përmes mospjesëma­rrjes në zgjedhjet vendore. Këtu nuk po nuk flasim për një përgjegjës­i thjesht të një force apo të një individi të caktuar”, tha më tej kreu i shtetit.

SHKARKIMI Presidenti Ilir Meta u pyet edhe për nismën e maxhorancë­s për shkarkimin e tij, por ai tha se nuk kishte asnjë shqetësim për këtë çështje, pasi ishte i bindur se Partia Socialiste nuk mund ta shkarkojë dot. Meta vlerësoi se, edhe sikur akti i tij të mos ishte në përputhshm­ëri me Kushtetutë­n, kjo nuk përbën shkak për ta shkarkuar. “Maxhoranca e di shumë mirë se mua nuk më shkarkon dot. Për arsye se unë jo vetëm nuk e kam shkelur Kushtetutë­n, por edhe nëse një president mund të nxirrte një akt, pra nxjerr një dekret sikurse nxjerr Parlamenti një ligj apo qeveria nxjerr një vendim dhe vlerësohet se nuk është në përputhje me Kushtetutë­n, kjo nuk është kurrë një shkak për shkarkim, përkundraz­i. Për më tepër që Kushtetuta e Shqipërisë e mbron në mënyrë të jashtëzako­nshme Presidenti­n, për shkak se Presidenti është përfaqësue­s i interesave të shtetit”, vijoi Meta. Ndërkohë akuzoi maxhorancë­n se tenton të kërcënojë çdokënd dhe të kalojë përtej pushteteve të veta.

Shpresoj se edhe një marrëveshj­e e arritur për çështjen e Reformës Zgjedhore të jetë thjesht fillimi i një reflektimi të thellë dhe i vendosjes së një dialogu strukturor e të qëndrueshë­m

TRYEZA PER REFORMEN ZGJEDHORE

Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.