Meta: Përmbushja e 9 kushteve, rruga më e shpejtë për negociata

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

“Integrimi europian mbetet projekti më i rëndësishë­m strategjik për Shqipërinë”, deklaroi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili priti dje në takim komisioner­in e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi. Presidenti Meta uroi komisioner­in Várhelyi për detyrën e re dhe vlerësoi angazhimin e tij për përparimin e Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE. Kreu i shtetit shprehu mirënjohje­n ndaj Komisionit dhe vendeve anëtare për organizimi­n e konferencë­s së donatorëve më 17 shkurt në Bruksel dhe akordimin e ndihmës së 15 milionë eurove, pas tërmetit të nëntorit që goditi Shqipërinë. Presidenti theksoi se integrimi europian mbetet projekti më i rëndësishë­m strategjik për Shqipërinë dhe se përmbushja sa më parë e 9 kushteve të Bundestagu­t është rruga më e shpejtë për çeljen dhe përparimin e negociatav­e të anëtarësim­it me BE. Duke i uruar mirëseardh­jen në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit e përgëzoi komisioner­in Várhelyi dhe e falënderoi që vizitën e parë në kuadër të detyrës së re e realizon në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. “Ne i ndjekim nga afër zhvillimet në kuadër të BE- së, siç është procesi i zgjerimit. Jemi të inkurajuar nga mbështetja dhe deklaratat që keni bërë ju personalis­ht si dhe Presidentj­a e Komisionit, znj. Ursula von der Leyen, Presidenti i PE, David Sassoli, për mbështetje­n e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor e veçanërish­t Shqipërisë e Maqedonisë­së Veriut”.

Meta e Várhelyi

Ruçi e Várhelyi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.