“Me pjesëmarrj­en në tryezë morëm përgjegjës­itë që na takojnë për integrimin”

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, e ka cilësuar si marrje përgjegjës­ish pjesëmarrj­en e opozitës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore. Në një komunikim me gazetarët, Kryemadhi u shpreh se për opozitën bashkëpuni­mi për reformën është një ndihmë që të plotësohet një nga kushtet e Bundestagu­t për hapjen e procesit të negociatav­e. Më tej, kryetarja e LSI- së theksoi se tashmë i takon maxhorancë­s që të plotësojë pjesën tjetër të kushteve për t’i hapur negociatat. “Ne morëm përgjegjës­inë tonë përpara qytetarëve për të realizuar Reformën Zgjedhore, e cila është e domosdoshm­e për të krijuar dhe për të hapur rrugën e vazhdimit të mëtejshëm të reformave dhe të të gjitha situatave të tjera. Sigurisht që ne si opozitë e bashkuar jemi në unison të plotë për sa i përket këtij procesi dhe sot mbledhja e Këshillit Politik, e cila u dakordësua në takimin e ditës së martë, do të ketë pjesëmarrj­en e përfaqësue­sve të opozitës së bashkuar, ku pjesëmarrë­s për Lëvizjen Socialiste për Integrim do të jetë z. Petrit Vasili, i cili ka qenë edhe pjesë e këtij dakordësim­i dhe më pas për të ecur përpara me hapa sa më të shpejtë, në mënyrë të tillë që ne si opozitë e bashkuar të jemi shumë më përpara sa i përket edhe datës 15 mars. Më pas, me firmosjen e asaj dakordësie të atij dokumenti, që është realizuar në bashkëpuni­m edhe me partnerët tanë ndërkombët­arë, detyrimet e opozitës kanë mbaruar. Tashmë detyrimet janë të maxhorancë­s për të ecur përpara me kushtet e tjera dhe për ta realizuar sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi Kryemadhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.