Nga tenderat te pushteti, zbardhen akuzat për Kajmakun e Vorës

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për ish- kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, dhe kërkon ta marrë të pandehur për “Falsifikim dokumentes­h”, “Kryerja e funksionit pas dhënies fund” dhe “Falsifikim­i i stampave ose i formularëv­e”. Akuzat i janë komunikuar mbrojtjes, ndërsa pritet dërgimi në Gjykatë dhe zhvillimi i seancës paraprake. Nga hetimet e Prokuroris­ë së Tiranës ka rezultuar se Kajmaku nuk ka deklaruar saktë në formularin e dekriminal­izimit. Ai ishte hetuar dhe gjykuar nga një Gjykatë në Greqi dhe për këtë iu hoq edhe mandati nga KQZ. “Shtetasi Agim Kajmaku ka plotësuar formularin e vetëdeklar­imit, formular i cili mban datë 12.05.2019, i dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më datën 13.05.2019, në të cilin në rubrikën ‘ Të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit’, pika nr. 3, A keni qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale? Ky subjekt është përgjigjur me ‘ Jo’. Subjekti i vetëdeklar­imit, shtetas Agim Kajmaku, përsëri në plotësimin e këtij formulari ka paraqitur rrethana të rreme, të cilat bien ndesh edhe me të dhënat që ai ka paraqitur në rubrikën ‘ B’ të këtij formulari”, shkruan prokurori në komunikimi­n e akuzës.

FALSIFIKIM­I

Sipas Prokuroris­ë, Kajmaku, në kundërshti­m me ligjin, ka dhënë urdhra pasi është shkarkuar nga KQZ, si dhe ka falsifikua­r dokumente zyrtare. Pra, emërimi i zëvendëskr­yetarit Gentian Picari dhe shkarkimi i dy zëvendëskr­yetarëve të tjerë është bërë pas shkarkimit të tij dhe më pas është ndërhyrë në librin e protokolli­t. “Shtetasi Gentian Picari është emëruar zëvendëskr­yetar i Bashkisë Vorë me urdhrin nr. 92, datë 31.10.2019, ndërkohë që është larguar nga detyra e mëparshme me urdhrin nr. 145, datë 31.10.2019, pra, kur është emëruar në detyrën e dytë mbante edhe detyrën e Drejtorit të Kabinetit, çka tregon se urdhrat kanë qenë fiktive e për rrjedhojë nuk kanë arritur dot as në renditjen e saktë të tyre. Ndërkohë që urdhri nr. 144, për shtetasen Yme Gërdeci, protokollu­ar me nr. 2265, datë 31.10.2019, në librin e protokolli­t nuk ka lidhje me shtetasin Gentian Picari dhe protokolli­mi me fraksion është pikërisht në falsifikim të dokumentit zyrtar. Protokolli­mi në regjistrin e korrespond­encës së Bashkisë Vorë është bërë më datën 31.10.2019 dhe përfundon me këta urdhra, çka tregon se të gjitha fraksionet në këtë protokoll janë shtuar ditën e nesërme pasi nuk kanë qenë akoma të dalë këta urdhra”, shkruan Prokuroria.

Më tej, në komunikimi­n e akuzës, Prokuroria e Tiranës ngre dyshime se në librin e korrespond­encës është ndërhyrë me fraksion edhe në numra të tjerë protokolli, duke shpallur edhe fitues tenderësh. “Përveç sa më sipër, në librin e korrespond­encës është ndërhyrë me fraksion edhe në numra të tjerë protokolli, duke shpallur fitues tenderi etj., veprime që janë bërë nga ish- kryetari i Bashkisë Vorë”, shkruan Prokuroria.

USHTRIMI I KOMPETENCA­VE

Sipas Prokuroris­ë, rezulton se ish- kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, ka vepruar pas përfundimi­t të detyrës, pasi ishte vënë në dijeni të vendimit të KQZ- së, vendim nr. 1101, datë 01.11.2019, ora 11: 00, vendim i cili është bërë menjëherë publik nga KQZ- ja si dhe të gjitha mediat shqiptare. “Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 152, datë 13.11.2019, në të cilin shkruhet: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi: Të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimi­n e parakohshë­m të mandatit të kryetarit të Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë, z. Agim Ymer Kajmaku. Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Kryeminist­rit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 45 ditëve, në Gjykatën Administra­tive të Shkallës së Parë Tiranë”, argumenton Prokuroria.

Agim Kajmaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.