Rama dhe Meta shprehin ngushëllim­et

Panorama (Albania) - - KULTURE -

Kryeminist­ri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë shprehur ngushëllim­et për humbjen e madhe që pësoi arti shqiptar, miqtë dhe familja Ferri. “Lamtumirë Xhodë!”, shkruan Rama përbri fotos së Xhevdet Ferrit, në rolin e Trimit te “Përrallë nga e kaluara” e Dhimitër Anagnostit. Ndërsa Presidenti Ilir Meta është ndalur më gjatë te kontributi i Ferrit në kinematogr­afinë shqiptare. “Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur dhe një prej personalit­eteve më të shquara të kinematogr­afisë dhe filmave shqiptarë më të dashur për ne, Xhevdet Ferri. Si për të gjithë artdashësi­t dhe simpatizan­tët e tij të shumtë, kjo humbje e parakohshm­e dhe e pazëvendës­ueshme më ka prekur thellë. Mjeshtri i Madh i filmit, por edhe i teatrit, Xhevdet Ferri do të mbahet mend përherë për rolet dhe personazhe­t karakteris­tike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, për të cilat meritoi të gjithë respektin, vlerësimet dhe simpatinë, nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në kinematogr­afi.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllim­et më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë bashkëpunë­torëve. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar”, shkruan Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.