MARASH KUMBULLA/ E DO EDHE ANÇELOTI, ISH- TRAJNERI E "BEKON" PËR INTERIN E KONTES

Panorama (Albania) - - SPORT -

Shumë klube të mëdha europiane duan Marash Kumbullën dhe së fundmi është shtuar në listë edhe një trajner si Karlo Ançeloti. Evertoni i tij është tashmë mes ekipeve që po ndjekin qendërmbro­jtësin e Veronës, Marash Kumbulla. Mediat angleze shkruajnë se tekniku i ri i skuadrës liverpulas­e e ka pikasur futbollist­in e Kombëtares së Shqipërisë gjatë kohës që ai drejtonte Napolin. Duke parë mungesat e theksuara në repartin e prapavijës, Ançeloti kërkon të përforcohe­t për të qenë në formën e duhur për sezonin aktual. Aktualisht, Verona kërkon 25 milionë € për ta lënë të lirë qendërmbro­jtësin 19- vjeçar. Ndërkohë, dy klubet që kanë paraqitur ofertë dhe janë një hap para për Kumbullën, janë Interi dhe Napoli, me zikaltrit më të avantazhua­r.

"Bekimin" për të qenë i gatshëm për Interin, shqiptarit ia ka dhënë pikërisht ish- trajneri te skuadra e të rinjve të Veronës, Masimo Pavanel. "Kumbulla nuk është i përqendrua­r vetëm në 95 minutat e ndeshjes, por edhe në çdo seancë stërvitore që zhvillon gjatë javës. Është një futbollist me mentalitet të shkëlqyer, shumë i matur dhe mbi të gjitha, me mendjen e duhur për të qenë i suksesshëm. Mund të luajë fare mirë si në mbrojtjen me tre të Interit të Kontes, por edhe në modulin me 4. Ka një fizik të shkëlqyer", ka deklaruar ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.