Panorama (Albania)

Nga problemet në filmin “Hijet që mbeten pas” te lotët në “Dasma e Sakos”, regjisorët tregojnë për Xhevdet Ferrin

PERCILLET NE BANESEN E FUNDIT AKTORI I MADH. SI E KUJTOJNE KINEASTET PRIFTI DHE MUSLIU

-

“Për Xhodën tonë, fjalët nuk mjaftojnë, për largimin e tij fjalët vështirë të dalin”... Regjisori Esat Musliu është i tronditur nga ndarja e parakohshm­e nga jeta e kolegut. Xhevdet Ferrin e ka pasur si protagonis­t në dy filmat e tij “Hije që mbeten pas” dhe “Vitet e pritjes” dhe vlerëson tek ai artistin e madh dhe njeriun dinjitoz. “Ka qenë një aktor i mrekullues­hëm. Kam bashkëpunu­ar në dy filma. Mbeta shumë i kënaqur nga interpreti­mi i tij në ‘ Hije që mbeten pas’, saqë e desha në filmin tjetër, bashkë me bashkëshor­ten, Rozetën”. E tregon të komunikues­hëm dhe të përkushtua­r ndaj rolit. “Ishte një aktor i rangut të lartë. Bënte një punë shkencore me rolin. Figura e tij ishte shumë e arrirë nga ana interpreta­tive. Bashkëpuno­nte me regjisorin, por edhe vetë e pasuronte rolin me shumë detaje”. Miqësia e tyre lindi që kur Ferri qe në vitin e fundit të studimeve në Akademi. “Sigurisht që ai pati një karrierë të shkëlqyer në filma, por po aq dinjitoze qe edhe karriera e tij administra­tive. Ka qenë dy herë drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematogr­afike, drejtor i Teatrit Kombëtar, por edhe deputet për një periudhë të shkurtër... kudo la gjurmë të mira”. Asnjë nga këto funksione nuk e cenoi personalit­etin e Ferrit, siç miku i tij tregon, përkundraz­i ai ishte gjithmonë bashkëpunu­es dhe në shërbim të kulturë e artit. Kontributi i Xhodës me 30 role si aktor në kinematogr­afi është i vazhdueshë­m dhe sigurisht që për të konsolidua­r figurën e tij, i është dashur të përballet edhe me momente të vështira në sheshxhiri­m, derisa skena të ishte në perfeksion. “Te filmi ‘ Hije që mbeten pas’, ka qenë një skenë shumë e vështirë, ku Xhevdeti në rolin e Agronit është te shkallët e Amfiteatri­t, te Liqeni Artificial, dhe zbulon sekretin e hetimeve, që po i bëhen të atit të partneres, Matilda Makoçit ( Marjeta, në film). Ishte tepër e fortë skena kur Matilda i jep një grusht me para, që të mbyllej çështja e babait të saj. Një moment tepër dramatik që Ferri e përballoi me nivel të lartë artistik”, tregon Musliu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania